• |
ide | kryesore

Dua Lipa sundon radiot me ‘New Rules’

Paparazzi, Slider



“New Rules” e Dua Lipës dhe kënga e Khalid dhe Normani “Love Lies” kanë qëndruar të dyja nga 45 javë në klasifikimin pop radiofonik të “Billboard”, duke arritur kështu një rekord edhe në këtë drejtim, si këngët më të pëlqyera nga dëgjuesit.
“Ka gjithnjë një album apo këngë që zgjat përgjithnjë”, -tha Sean Ross, zv/president për muzikën dhe programacionin në “Edison Research”. “Khalid, Normani e Dua Lipa, mes të tjerëve, janë ende të rinj dhe të tanishëm për t’i specifikuar si këngë të tilla”.
Rritja e konkurrencës nga shërbimet streaming çon radiot të vendosin në programacion muzikë të re: “Duhet pak kohë për të kuptuar se çfarë funksionon në radio, edhe pse duket se njerëzit online e kanë kuptuar me kohë”, -tha Ross.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *