Gjykata e Shkodrës ka njohur vendimin e ardhur nga Belgjika për Safet Bajrin, i cili rezulton i dënuar me 8.9 vite burg në shtetin belg. Në mungesë të ekstradimit, Safet Bajri do vuajë dënimin në Shqipëri. Safet Bajri u arrestua në mbrëmjen e 21 shtatorit 2018, në zonë “Xhamllikut” në kryeqytet.
“I forti” i Shkodrës është dënuar në 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg. Ai njihej si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg.
Mbi këtë organizatë rëndonin akuzat se ishte përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.
Safet Bajri u arrestua pasditen e 21 shtatorit në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Po ashtu në një operacion të zhvilluar në qytetin e Shkodrës, policia e shtetit vuri në pranga edhe 4 persona, të njohur dhe të afërm të Safet Bajrit, e më konkretisht; Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, Emrah Plaku, 22 vjeç, Astmer Bilali, 29 vjeç dhe Erogen Brajoviç, 36 vjeç. Këta persona, sipas policisë, janë anëtarë të grupeve kriminale aktive në qytetin e Shkodrës, por edhe më gjerë.
Më 25 janar 2017 ai u dënua nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.
Mbi Bajrin rëndon edhe një dënim tjetër i 22 shkurtit 2014. Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kriminale për trafik droge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik droge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kërcënime me vdekje.