• |
ide | kryesore

Ndryshojnë goditjet e dënimit: FIFA ka gati revolucionin e barrierave…

Sport



Të bezdisësh barrierën, duke futur lojtarët e skuadrës, me objektivin për të krijuar carje në murin kundërshtar, ndoshta me shpresën se do të jetë e mjaftueshme për të kaluar topin e për të shënuar gol. Nuk është se ka ndonjë rregull që e ndalon. Të paktën, jo akoma. Por mund të jetë së shpejti, sepse nga ajo që bën të ditur The Sun, bëhet fjalë për një ndryshim në rregullore për vitet e ardhshme.

Propozimi është në studiot e International Football Association Board, organizmi që merret me normat e sportit më të famshëm në botë. Objektivi është të ndalojë futbollistët e skuadrës që sulmon, të shqetësojnë ata që mbrohen, ndoshta duke i shtyrë ndërsa janë në barrierë. Për këtë motiv, propozimi parashikon që shokët e kujt kryen goditjen e dënimit të mos afrohen më shumë se një metër ndaj kundërshtarëve.

Nga ajo që bën të ditur The Sun, një nga antarët e FIFA që kanë marrë pjesë në mbledhjen e International Football Association Board është vecanërisht i bindur se është një rregull që, nëse implementohet, mund të ketë një impakt pozitiv. Vetëm se mbetet për tu parë cfarë mendojnë të tjerët, duke qenë se një normë e re, për tu eksperimentuar e më pas aprovuar, ka nevojë për gjashtë vota në tetë. Ata që duhet të frikësohen janë specialistët e goditjeve standarde. Është e vërtetë që kush është ekspert është i aftë të shënojë edhe me një barrierë kompakte, por si në cdo aktivitet, pak ndihmë nga ana e shokëve sigurisht nuk bën keq…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *