• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kastrioti beson, por 1-1 në Vlorë nuk i jep shumë shpresë

Sport, Video



Në javën ku duhej të përfitonte, nga kalendari i vështirë i dy rivalëve për mbijetesë, Kastrioti bllokohet në 1-1 në Vlorë përballë Flamurtarit, duke i zbehur shumë shanset për qendrimin në Superiore. Me Tiranën në barazim në derbi e Luftëtarin të mundur nga Kukësi, krutanët kishin nevojë për një fitore për t ngjeshur renditjen e për ti bërë presion kundërshtarëve. Por Flamurtari pavarësisht problemeve në fushë ka luajtur i organizuar, duke shkuar madje në avantazh me golin e parë me fanellën kuqezi të Xhevahir Sukajt, pas asist të Kotobellit.

“Sigurisht ishim përgatitur për ta fituar – tha tekniku i vlonjatëve. Kemi bërë gjithçka mirë në pjesën e parë. Nuk e di nëse u godit ndonjëherë porta jonë në pjesën e parë. Në të dytën, ra kondicioni fizik, sepse Sukaj nuk mund ta përfundonte ndeshjen. E mbajta në fushë sepse pavarësisht gjendjes fizike dihet çfarë lojtari është”

Sukaj në fakt, kishte mundësinë të mbyllte ndeshjen në fund të pjesës së parë, por shkodrani nuk u tregua i saktë, duke i dhënë mundësinë krutanëve të mbeteshin në lojë e të barazonin me Markun në minutën e 54: “Jo çdo ekip e ka të lehtë këtu. Flamurtari është ekip i mirë. Ka një trajner të aftë në stol, ndoshta më i miri në Shqipëri – vlerësoi tekniku i Kastriotit Bledar Devolli. Ka një ekip agresiv, e dinim që kishim një mal të vështirë për të ngjitur. E filluam mirë, por u ndëshkuam. Ishte gjynah, sepse kemi shtatëlartësi në ekip, dhe nuk duhet të marrim ne ato gola. Më pëlqeu grinta e ekipit, dhe kjo më entuziazmon. Këta djem dinë të luajnë futboll. E treguam në pjesën e dytë, barazuam, dhe me pak fat mund të fitonim”.

Një pikë që nuk është se ndihmon askënd mes të dyve. Flamurtari shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e gjashtë, duke qendruar 6 pikë larg zonës europiane, ndërsa Kastrioti i parafundit, me 21 pikë e sheh distancën me shpëtimin, që përfaqësohet nga Luftëtari, katër distanca larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *