• |
ide | kryesore

Serbia zgjedh këngëtaren nga Kosova për përfaqësim në Eurovision

Paparazzi, Slider



Është zhvilluar në Serbi festivali “Beozivija 2019”, festivali i rëndësishëm i këngës, i cili zgjedh dhe përfaqësusesin e këtij shteti që prej vitit 2007 në Eurovizion.

Pas një gare të fortë dhe një votimi surprizë, fitueses është shpallur Nevena Bozovic, këngëtarja nga Kosova, me këngën “Kruna” që në shqip përkthehet “Kurora”.

“Një kurorë dhe një hakmarrje” e kanë titulluar bloger-ët e Eurovizioni-t fitoren e saj dhe udhëtimin që do të bëj drejt Tel Avivit. Kjo për shkak të titullit të këngës por edhe pasi do të përpiqet që kësaj rradhe të “hakmerret” në një farë mënyrë ndaj jurisë së Eurovizion-it që para pak vitesh e la jashtë fazës finale. Ndërkohë faqet e dedikuara festivalit europian të këngës, e theksojnë faktin që Nevana është e lindur në Mitrovicën e Kosovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *