• |
ide | kryesore

4 kandidatë të tjerë për deputet kërkojnë marrjen e mandatit

Lajme, Të fundit



Katër kandidatë të tjerë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, pasi kërkojnë të marrin mandatin e deputetit.

Ditën e sotme kanë dorëzuar formularin Elda Hoti kandidate në Lezhë dhe Ediola Pashaj në Gjirokastër, të dyja nga radhët e LSI.

Gjithashtu kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit edhe dy kandidatë nga PD, konkretisht Majlinda Halilaj në listën e Tiranës dhe Ligoraq Karamelo, në listën e PD në Korçë.

Pritet mbledhja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për t’i dhënë mandatin e deputetit 4 kandidatëve pas vakancave të krijuara nga djegia e mandatit nga deputetët e opozitës.

Dje KQZ u dha mandatin e deputetit 4 kandidatëve nga radhët e LSI të cilët pritet të betohen sot në Kuvend.



1 Comment

  1. po negjmies,xhisieles,griseldes,shullazit,sajmir tahirit,tonit te kombinatit,aleksande xhuvanit,gjelil gjoni,grgor e olsi rames kur u vjen radha,se po me duket shum kadal shkon kjo pun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *