• |
ide | kryesore

Rama për “La Repubblica”: Protestat nuk i bëjnë qytetarët, por një grup pushtetarësh të dëbuar

Lajme, Të fundit



Gazeta italiane “La Repubblica” ka shkruar se kryeministri Edi Rama nuk duket i shqetësuar që në Tiranë opozita po bën thirrje për dorëheqjen e tij , duke kërkuar dhe zgjedhje  të parakohshme.

Në intervistën për këtë gazetë, Rama nga ana tjetër është shprehur se protestat e këtyre ditëve nuk janë reagim i njerëzve, por sulme të lidhura me një grup pushtetarësh të dëbuar prej më shumë se pesë vjet më parë.

Pjesë nga intervista:

Z.kryeministër, opozita ka akuzuar qeverinë tuaj për korrupsion dhe paaftësi. Por cili është qëllimi i protestuesve?

Shqipëria është në procesin e modernizimit, ka ende probleme me korrupsionin. Për ta luftuar atë, nevojiten institucione solide, një sistem gjyqësor i besueshëm dhe shërbime të qëndrueshme. Qeveria ka nisur një ofensivë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo që dëshiron opozita është e vështirë të shpjegohet. Opozita nuk ka shanse të fitojë në zgjedhjet lokale në qershor: lidershipi do të donte të shmangte përgjegjësinë për humbjen.

Shkurtimisht, a ekziston një krizë institucionale në horizont?

Ne fituam zgjedhjet me një shumicë absolute, pasi u treguam të hapur ndaj opozitës duke i dhënë asaj përgjegjësinë e disa ministrive për periudhën e zgjedhjeve, përfshirë edhe drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pavarësisht maxhorancës që kishim. Marrëveshja ishte që në fund fituesit do të qeverisnin dhe humbësit do të shkonin në opozitë pa e bërë Shqipërinë subjekt të propagandës së brendshme politike në median ndërkombëtare. Në vend të kësaj, protestat filluan menjëherë, por qeveria është e fortë, sondazhet e kanë konfirmuar këtë .

A besoni se ka edhe një referencë për reformën në drejtësi në irritimin  e Partisë Demokratike?

Procesi i reformimit të sistemit tonë gjyqësor është konsideruar si një model për të gjithë rajonin. Ne kemi trashëguar një sistem të dobët, tani jemi duke verifikuar integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe pothuajse 60 prej tyre janë larguar nga detyra .

Por, pse ky irritim duhet të luajë një rol në protesta?

Protestat e këtyre ditëve nuk janë reagim i njerëzve, por sulme të lidhura me një grup pushtetarësh  të dëbuar prej më shumë se pesë vjet më parë.

Si i gjykoni zërat që flasin për një rol të vendeve të tjera në protesta?

Ne nuk kemi fakte konkrete, por shumë të dhëna: Televizioni rus ka transmetuar drejtpërsëdrejti protestat, por nuk ka asgjë për t’u befasuar. Moska ndjek interesat e saj dhe Shqipëria brenda Bashkimit Europian nuk ndodhet në mesin e tyre.



7 Comments

  1. Moreeeee sa shumë “pushtetarë të dëbuar” paska Shqipëria ?
    Njëqind mijë i pamë në 16 shkurt pa bërë hesap edhe disa qindra mijë familjarë të tyre që sigurisht nuk mund të vinin të gjithë në Tiranë.

  2. Dhe hajde mos thuaj se ae ka bere viziten ne psikiatri ky idiot kryeminister me batuta psikopati? Ore rilindas te se keqes, cojeni e vizitojeni, se do shpetoni vehten e ate vete, qe kur ti thyhet froni KM, te kete koken ne ven se na duhet qe te jape llogar per prapeshtite e qeverise se mashtrimit, e per tere bemat qe iu kane dukur shpifje. Kush ka akoma shprese, e besim tek ky mashtrues, e jago, eshte po aqe bastard sa dhe ky vete. Mjere kjo parti qe shkatrroi besimin e fjales rilindje, me kete, e permbajtjen e kesaj partie hajdutesh.

  3. Mbas cdo deklarate,qe ben kryeministri Rama,duhet te shtoni:Po kjo ishte loja,more….Qe nenkupton,se gjithcka ka thene eshte genjeshter dhe mashtrim. Lum kush te rroje (nen hyqmin e ketij sharlatani),ta shikoje gjithe popullin diaspore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *