• |
ide | kryesore

Tristan kapet mat me një vajzë tjetër pas skandalit të tradhëtisë

Paparazzi, Slider



Pasi Khloe Kardashian i dha duart Tristan, ky i fundit është kapur mat me një tjetër vajzë në New York.

Basketbollisti është fotografuar në krah të një modelje brune që sipas “DailyMail” quhet Karizma Ramirez.

27-vjeçari është parë fillimisht i vetëm me dy kafe në dorë duke hyrë në hotelin e tij dhe më pas ka dalë bashkë me Karizma Ramirez prej aty.

Teksa duket se Tristan po ecën përpara me jetën e tij, për Khloe nuk mund të themi të njëjtën gjë.

Së fundmi ajo ka postuar në Insta Story  një foto ku tregon se nuk mundet që të flejë natën. Skandali i tradhtisë ka qenë një goditje e fortë për të.

Për ata që e kanë humbur si informacion, rikujtojmë se Tristan Thompson është parë duke u puthur në një festë  me Jordyn Woods, shoqen e ngushtë të Kylie Jenner.

Pak ditë më parë, Jordyn, rrëfeu për herë të parë publikisht versionin e saj të historisë në emisionin “Red Table Talk”.

21-vjeçarja pohoi se ka qenë thjesht një puthje në buzë dhe mohoi një lidhje të mundshme mes saj dhe Tristan.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Tristan e tradhton Khloe-n. Vitin e kaluar ai u filmua duke u puthur me dy femra, pak ditë përpara se Khloe të lindte vajzën e saj, True.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *