• |
ide | kryesore

Adriana Lima tregon sekretin për të qenë në formë

Paparazzi, Slider



driana Lima njihet si ish-supermodelja e ‘Victoria Secret’ dhe një nga femrat më të bukura të ekranit. Ajo ka pranuar së fundmi një detaj shumë të pazakontë, madje e dha si këshillë për të gjitha vajzat që e ndjekin. Në një intervistë për ‘InStyle’, Adriana rrëfeu se para se të shkojë në palestër vendos grim. “Kjo është dita ime. Unë zgjohem, bëj gati fëmijët për shkollë, vendos grim, çoj fëmijët në shkollë, ndonjeherë pi një kafe me shoqet e mia dhe shkoj direkt në palestër. Unë nuk e përdor grimin për t’u dukur bukur, por për t’u ndjerë e bukur. Dua që të nis palestrën e inspiruar dhe me vetëbesim të lartë. Nëse vendos grim më duket sikur jam më e fuqishme për të vazhduar me stërvitjen”,-u shpreh supermodelja.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *