• |
ide | kryesore

Rrëzohet avioni me 157 pasagjerë në Kenia, raportohet për viktima

Planet, Të fundit



Një avion i Airlines Ethiopian që udhëtonte nga Addis Abeba në Nairobi me 157 persona në bord u rrëzua sot. Mediat e huaja raportojnë lajmin duke iu referuar deklarates zyrtare të bërë nga vetë kompania e fluturimit.

“Është konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në orën 08.44,”, raporton Reuters, duke iu referuarnje zëdhënësi por pa i permendur emrin.

Aeroplani Boeing 737 mendohet të ketë transportuar 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Ai u ngrit në orën 08:38 nga Addis Ababa, në Etiopi, tha kompania në një deklaratë.

Ndërkohë që është rrëzuar pranë qytetit të Bishoftu, 62 kilometra në juglindje të kryeqytetit Addis Abeba.

“Në këtë kohë operacionet e kërkim-shpëtimit janë në zhvillim e sipër dhe ne nuk kemi informacion të konfirmuar për të mbijetuarit” tha kompania ajrore.

“Stafi i Airlines Ethiopian do të dërgohet në skenën e aksidentit dhe do të bëjë gjithshka të mundshme për të ndihmuar shërbimet e emergjencës”, shtoi ajo.

Kryeministri Abiy Ahmed ofroi “ngushëllimet më të thella për familjet e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *