• |
ide | kryesore

Seanca e të mërkurës, zbulohet porosia që Gramoz Ruçi i ka dhënë deputetëve të maxhorancës

Lajme, Të fundit



Kuvendi do të mblidhet sërish në seancë plenare këtë të mërkurë. Kreu i Legjislativit, Gramoz Ruçi mësohet t’i ketë shpërndarë disa porosi deputetëve të Partisë Socialiste.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së është vendosur që asnjë deputet të mos mungojë si dhe janë ndaluar në formë të prerë diskutimet me objekt opozitën. Seanca duhet të përqendrohet tek ligjet që janë parashikuar në rend dite dhe tek nevojat  e qytatarëve.

“Të ketë prezencë në seancën plenare  dhe  disiplinë. Te mos  ketë diskutime me objekt  opozitën, por ligjet që do diskutohen në rend të ditës. Diskutimet të lidhen me nevojat e qytetarëve”,   deklaruan burimet  brenda PS-së.

Ende nuk dihet reagimi që opozita do të ketë më 13 mars.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *