• |
ide | kryesore

Drejtuesi i ushtrisë serbe: Përjashtojmë përdorimin e forcës ushtarake

Lajme, Të fundit



Drejtuesi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviç, ka cilësuar situatën në Kosovë si shumë komplekse por dhe që Serbia, nuk po e mendon të ndërhyjë ushtarakisht.

Mojsilloviç, në një intervistë për Radio-Televizionin e Serbisë u ndal gjerë e gjatë në shtetin e Kosovës. Ai tha ky shtet është plot me tensione dhe lëvizje të njëanshme.

“Gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, por, në bazë të të gjithë parametrave, është shumë e paparashikueshme”, tha Mojsilloviç, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

 Ai shtoi se ushtria serbe është në kontakt të vazhdueshëm me njësitë e KFOR-it, misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Ndërkohë sipas Mojsilloviç ushtria serbe po e monitoron situatën në terren duke  përjashtuar edhe përdorimin e forcës ushtarake.

“Jeni dëshmitarë se si presidenti dhe Qeveria e Serbisë janë të përkushtuar për një gjendje paqësore dhe zgjidhje të situatës në Kosovë. Opsioni i reagimit ushtarak është përjashtuar, nuk është duke u konsideruar tash për tash”, tha Mojsilloviç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *