• |
ide | kryesore

Kronika e Al jazeera: Shqipëria në ujra të paqarta

Arkiva, Të fundit



Al jazeera raporton se 20 000 protestues u përpoqën të hynin në parlamentin e Shqipërisë dhe se policia u përgjigj me makina ujë-hedhëse dhe gaz lotsjellës.

Në një kronikë tre minutshe theksohet se protestuesit i bënin thirrje për dorëheqje Kryeministrit Edi Rama.

https://www.aljazeera.com/news/2019/03/albania-protesters-call-pm-edi-ramas-resignation-190317115223565.html

“Mbështetësit e opozitës shqiptare kanë luftuar me policinë ndërsa përpiqen të futen në parlament për t’u përballur me një qeveri të cilën e akuzojnë se është e korruptuar. Ata gjithashtu thonë se Kryeministri Edi Rama është i lidhur me krimin  e organizuar, akuzat që ai hedh poshtë si “qesharake”, shkruan ndër të tjera Aljazeera përkrah videos e cila pasqyron protestën.

Gazetari John Psaropoulos i cili ka ndjekur nga afër  zhvillimet më të fundit në Tiranë, ka treguar se gjatë protestës së djeshme, si pasojë e sulmeve pa kriter të policisë me gaz shumë persona përfunduan në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Në reportazhin e tij nga Tirana, gazetari i Al Jazeera shprehet ndër të tjera se mijëra të rinj shqiptarë detyrohen të lenë vendin çdo vit për të kërkuar punë në vende të tjera.

“Cila do të jetë e ardhmja e Shqipërisë? Kjo është një pyetje në mendjet e njerëzve duke parë që procesi politik po ecën në ujëra të paqarta” thuhet në kronikë.

 



2 Comments

  1. Ky shtet pa shtet por plot me hajdut . keta jan 140 deputet qe duhen larguar. Me i keqi ka pasuri 1000000 dollar.

  2. Hhhhaaaaa. Protestues te Mziut. Tirana do qetesi. A ka njeri ne PD te mbledhi kete qytet kunder Rames. Jo. Fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *