• |
ide | kryesore

Krimet e Berishës nuk shplajnë dot ato të Ramës

1, Arkiva, Ide



Akti radikal i opozitës, që e kapi në befasi pronarin e vetëm të tepsisë, ka ndërsyer një lukuni përkrahësish të Edi Ramës të nisin një fushatë rikujtimi të të gjitha të zezave të pushtetit të Berishës. Disa përmendin 21 janarin, disa implikimin e të birit të tij në Gërdec, të tjerë zgjedhjet e vjedhura lokale në Tiranë dhe sulmet ad hominem ndaj presidencës dhe prokurorisë.

Pa qenë nevoja të hap arkivën e shkrimeve të asaj kohe, mund të shtoj dhe unë dyfishin e këtyre mëkateve, që fillojnë me zgjedhjet e Ruzhdies, me privatizimet marramendëse të CEZ, ARMO apo Albpetrol, me pronarët e tyre që godisnin klubeve si gangsterë gazetarët, pa u shqetësuar se mediat (të cilave Rama atëhere u bënte “të fala”), do të raportonin për këto gjëma.

Por, sado që të rikujtoj, sot e gjithë ditën, këto dhe dhjetra bëma të një pushteti, sa personal aq edhe të korruptuar, sërish, pa hezitim, askush nuk ma ndërron dot bindjen se banda e Edi Ramës duhet kundërshtuar me të gjitha mjetet, qoftë kjo edhe me ndihmën e atyre që i ka përlyer e djeshmja.

Të pretendosh të kundërtën, pra të pretendosh se ato që kanë bërë demokratët në pushtet, janë të mjaftueshme për të lënë rilindjen në paqe, është njësoj sikur të thoshe dje, pas Gërdecit dhe 21 janarit, se nuk duhej luftuar Berisha, pasi opozita udhëhiqet nga një kryebashkiak që rrëmben milona për leje ndërtimi, që ka mbajtur pushtetin në parti dhe bashki me ndihmën e shokëve banditë, që e ka mbushur grupin parlamentar të së majtës me klientët e tij ndërtues.

Pra, njësoj, si justifikimi se duhej toleruar pushteti i Saliut apo duhet duruar ai i Edit, pasi opozitat e tyre nuk janë moralisht të denja, ka qenë në të dy kohët vetëm alibia e oportunistëve të përhershëm apo e përfituesve nga regjimet që mbretërojnë në dëm të pjesës më të madhe të shqiptarëve.

Por, thënë këtë, vijmë tek një pyetje themelore, që po e ngrenë gjithnjë e më shpesh një numër përherë e më i madh njerëzish: Pse duhej mbështetur Rama në tronditjen e regjimit të Berishës, kur dihej se ç’do të vinte më pas dhe pse duhet ndihmuar opozita sot në destabilizimin me çdo kusht të  rilindjes, kur përfundimi është i njëjtë?

A nuk është një rrahje uji në hava ky riciklim që nuk pjell asgjë të re?  

A nuk është një shpenzim i kotë energjish ky rotacion permanent që asnjëherë nuk prodhon ndryshim?

Zakonisht, këto pyetje logjike i bëjnë të gjithë ata, që shpresën e pakët në fund të tunelit e shohin tek përmbysja e kësaj klase politike dhe tek lindja e forcave të reja. Si një njeri i bindur se kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme, madje shpresa e vetme, edhe unë, si shumë kolegë të mij, jam përballur shpesh me këto pyetje: A nuk ka një anomali në angazhimin e mbështetjes për Ramën për të rrëzuar Berishën, njësoj si tek suportimi i Lulit për t’u kthyer po aty ku ishim?

Ky konstatim, që herë bëhet përmes sharjesh dhe ofendimesh në rrjetet sociale dhe herë ngrihet në mënyrë racionale në formë moskuptimi, kërkon një shpjegim.

Po, natyrisht këtu ka një paradoks.

Por në të dy rastet, në kohë të ndryshme, këto qëndrime bashkohen nga e keqja më e vogël, nga barrikadimi për të mos lejuar instalimin përfundimtar të një regjimi. T’i kërkosh llogari atyre që përpiqen të përdorin çdo mjet për ta ndaluar këtë, është njësoj si t’i shesësh moral atij që është duke u rrokullisur në humnerë, për pastërtinë e dorës që shtrëngoi për të shpëtuar nga rrëshkitja pa kthim.

Sepse, si pas 2011 edhe tani në 2019, ajo që po luhet është beteja për të shmangur instalimin e një autokracie të pakthyeshme. Me gykësinë e pamatë dhe më dhunën e skajshme, Berisha tentoi ta arrinte atë, aq sa kundërshtarët e tij u detyruan të tubohen rreth slloganit: “të bëjmë bashkë të gjithë qelbësirat vetëm për ta rrëzuar”.

Edhe sot Edi Rama, po e përsërit historinë.

Ai ka mbledhur rreth vetes të njëjtët oligarkë, propagandën i’a bëjnë të njëjtat media, votat i’a grabisin të njëjtët banditë, partinë e ka kthyer në një sahan servilësh, qeverinë në një kope anonimësh dhe të gjitha institucionet i ka vënë nën këmbë, si në ditët më të këqija.

Prandaj rezistenca ndaj tij është përpjekja e fundit për të shmangur pikën e moskthimit.

Ajo i’a ven të provohet me çdo kosto dhe çmim. Për ta vazhduar atë duhet të injorohen edhe komplekset se po i shërben Lulit apo se ke fshirë nga memoria krimet e Gërdecit dhe 21 janarit.

Vetëm pasi kjo betejë të përfundojë, vetëm pasi ky rrezik të shmanget, mund të rihapim debatin normal për shpresën tek forcat e reja dhe fundin e misionit të kësaj klase politike.

Ndërsa për sa kohë, rrëshqitja në autokraci është prezente, ato ngjajnë si një diskutim për seksin e ëngjëjve.

Pikërisht, hipotezën rrënqethëse të një regjimi personal, po përpiqen të daravisin sot të gjithë mbështetësit e pushtetit që janë angazhuar me mish e me shpirt në evokimin e kohës së Berishës.

Ata, në mënyrë sa perfide po aq edhe mashtruese, po mundohen të trembin publikun me një rrezik që e shmangëm, për të mos parë një risk që na kanoset. Faktin që ata nuk janë, as në mirëbesim as të ndershëm me publikun, e vërteton dhe një element i thjeshtë: Se mbështeten, financohen, duartrokiten nga oborrtarët e dikurshëm të pushtetit të doktorit. Nga ata që edhe dje edhe sot predikonin status quo-në. Nga ai grusht njerëzish që kanë aftësinë e paskrupullt të përfitojnë prej mëkateve që bëhen mbi shumicën.

Pikërisht atyre dhe vetëm atyre i shërben alibia se krimet e Berishës dje mund të shplajnë ato të Ramës sot.

©Lapsi.al



28 Comments

  1. Sigurisht qe me e mira do te jete me shembjen e ketij sistemi, qe pa dashur te kundershtoj autorin, te vetemen gje qe kemi patur me mire ne kohen e Berishes, ishte ekonomia, sepse jetonim me mire, e zhvillimi poavanconte ne mireqenien e njerezve. Sepse shihni ne keto vite, a ka patur rritje te pensioneve?JO,, Por mos harroni se taksat i ka rritur ne menyre galopante, cmimet, e ryshfetet ne administrate jane ne stratosfere. Pa ia thene, ate qe kane bere me vjedhjet, e abuzimet me parate e popullit qe kane vepruar si lubi e kafshe pa shpirt. Ne anenen politike duhej qe autori te shtjellonte veprimet e sjelljet anti kushtetuese qe ky Km ka bere mbi opoziten e popullin, qe gati sa nuk e shpall veten sovran, apo mbret, sepse nuk ka me institucione te pa varura, e shoqataqe te jene ne sherbim te se drejtes. Me gjithate, me mbylljen e ketij shkrimi jam dakord, sepse domosdoshmeria e laegimit e shporries e ketij sistemi te shpifur enkas nga ky tinezar( sepse edhe socialiste nuk jane) permiresimi e vendimet demokratike nga kushdo qeveri qe do te vije, eshte detyrimisht te beje progres, e qe te mos ece ne rrugen e ketyre qe kemi, por shpejt do te largohen.

  2. Se kuptoj ket hajvan na qon te koha e Berishes kur sot edi rama e kaba vendin e droges Shqipnin .Andi mos harro se edhe ti KLYSHI i RAMES je.Koha Berishes ka kry.

  3. E para o Bushat ,ju sipas meje gaboni qe ne titull! Per te qene sado pak i ndershem me veten, pavarsisht atyre mekateve qe permend ti, qe ka bere qeveria e Berisha; jo vetem qe raporti eshte nje me njeqind ( po te kesh parasysh qe ky bastard qe diten qe ka hyre ne politike” zortri 20% ben perdite nga nje skandal, me vjedhje e shkaterrim) qe diten qe ka marre pushtetin… Prap po te jesh i ndershem me veten, Qeverise Berisha duhet t’i njohesh disa merita: si hyrjA ne NATO heqja e vizave por shqiptaret; ndertoi rruge spitale e shkolla rriti mireqenien etj! Jam dakord me ty, edhe pse nuk e shtjellon deri ne fund, per justifikimet dhe krahasimet qe behen me qeverine Berisha ( nuk jam me berishen si ide e as me llullin) nuk justifikojne aspak rrenimin total qe vatha e qeneve po i ben vendit e shipetareve…, nuk ka te krahasuar me qeverine Berisha, e megjitheate kjo qeveri ra ne 2013, pra populli zgjodhi nje qeveri qe e mendonete me te mire, dhe ne kete rast qeveria qe vjen ne fuqi duhet te tregohet me e zonja ne qeverisje se qeveria e mepareshme, jo te jushtifikohet apo te sajoje rrena, se edhe qeveria e mepaareshme keshtu ishte, sepse ashtu siç ju kenei nenvizuar nuk shkohet asgjekundi, vetem se nderrohen bandat e asgje nuk ndyshon…… SI VEDKJA! Ne kete pike ju keni te drejte!

  4. E para o Bushat ,ju sipas meje gaboni qe ne titull! Per te qene sado pak i ndershem me veten, pavarsisht atyre mekateve qe permend ti, qe ka bere qeveria e Berisha; jo vetem qe raporti eshte nje me njeqind ( po te kesh parasysh qe ky bastard qe diten qe ka hyre ne politike” zortri 20% ben perdite nga nje skandal, me vjedhje e shkaterrim) qe diten qe ka marre pushtetin… Prap po te jesh i ndershem me veten, Qeverise Berisha duhet t’i njohesh disa merita: si hyrja ne NATO heqja e vizave per shqiptaret; ndertoi rruge spitale e shkolla rriti mireqenien etj! Jam dakord me ty, edhe pse nuk e shtjellon deri ne fund idene per justifikimet dhe krahasimet qe behen me qeverine Berisha ( nuk jam me berishen si ide e as me llullin) nuk justifikojne aspak rrenimin total qe vatha e qeneve po i ben vendit e shipetareve…, nuk ka te krahasuar me qeverine Berisha, e megjitheate kjo qeveri ra ne 2013, pra populli zgjodhi nje qeveri qe e mendonete me te mire, dhe ne kete rast qeveria qe vjen ne fuqi duhet te tregohet me e zonja ne qeverisje se qeveria e mepareshme, jo te justifikohet apo te sajoje rrena, se edhe qeveria e mepaareshme keshtu ishte, sepse ashtu siç ju kenei nenvizuar nuk shkohet asgjekundi, vetem se nderrohen bandat e asgje nuk ndyshon…… SI VEDKJA! Ne kete pike ju keni te drejte!

  5. Dmth le te vije ne pushtet prape mona (gruja hajdutit metë qe sala i thoshte metullah e like floriri). Pra mona qe ka
    Nja 4 shtepi. Dhe luli qe ishte minister kur u vrane 4 vete, luli qe vodhi bashkine e tiranes kur ishte 10 vota prapa e si me magji doli 10 para, luli i korrupsionit te rruges durres morine?

    Po ikni o mos na hapni barkun se kta ste inspirojne fare. Po sdoli ndonje force e re, psh parti studentesh sja vlen. Kta i kemi provuar e sterprovuar

  6. O daku, gjithe politikanve dhe sherbtoreve te tyre ju ka von nga mrapa ShBA. Askush nuk I shpto dot drejtsis Spak, Bkh qi e drejto dhe komando amerikoni. Amerikoni nuk ka llafe po t rras pallen kur I bo si byth e squt, qofsh I majt apo qofsh I djatht.

    1. Amerikoni o I rrjedhur nuk e rruan fare per Shqiperine e per shqiptare… thirrini mendjes o donkishote, amerika nuk po pjerdh per gjthe européen bashke, jo me per budallenj si ne ..qe na duket sikurse amerikoni nuk mendon tjeter veçse me prasin ne doré. .. Vazhdon il fluturimin te dashur bashke memedhetar. …….! Une per vete eci ne kembe ……Tung ! O Trung!

    2. Dmth te qendroje taulant balla me gjushin shalsin, elisen e nje tufe hajdutesh te tjere, vetem sepse keta hajdutet e rilindjes , me te medhenjte ever, keta jane hajdute me pordhe. Keta te tjeret nuk shesin pordhe. Keshtu qe me mire te rrine keta perjetesisht. Ju te propagandes jeni kaq fakeq qe ju ka mbetur vetem ky argument ne goje u be 25 vjet. Betem berisha. Berisha ne pension e. Rehabilituar. Asnje gjemb nuk ju fut ne kembe nga Rama. E as kish ndermend ta bente. Do burreri ajo pune nder te tjera .

  7. Çdo Sharlatani te radhes I duhet prere Dita ne fron. Jo me një Perversi qe jep trojet e Shqipërise per bythen e vet ndyrace! thotë:

    Sakte Bushat,
    Krimet e Berishës dje
    NUK
    mund të shplajnë
    ato të Ramës sot.
    SI pas 2011,
    edhe tani në 2019,
    ajo që po luhet
    është beteja.
    për të shmangur instalimin
    e një Tiranie demonkratike:
    (Ejsperinenti ‘Ferma e Kafsheve’)

    DUKE e trumbetuar Riliindje.

    Me grykësinë & dhunën & poshterimin e skajshem,
    SHPELLARI/berisha tentoi ta arrinte atë,
    SOT po ashtu jemi ne po ate emergence: “Bashkë për t’a rrezuar Tiranine Rilindore
    me ne krye PERVERS Kellire-Sharlatanin e radhes
    -! qe e mban veten per SuperProfet Botnor!”

    Do me kerkoni me qiri, tha,
    po yhyyyyyy. … derm’at’here.
    Vetem se kongresin e thirri sot për Neser….
    hihihi….

  8. Ka peshore, kur jetonim me mire para 2013 apo sot? Sigurisht para 2013. Kur u krijuan autostradat e avioneve te droges para apo pas 2013? Kur na rembeu me taksa te larta qeverija edhe ato dy grosh kursime para apo pas 2013/ Kur nuk morem me shperblime administrata, mesues, mjeke, etj para apo pas 2013? Kur u riten rogat 2 fish para apo pas 2013?
    Ka rene alibia e vjedhjes se ruges se Kombit, sepse nje km tunel u be me 8 milion euro kur te unaza u be me 24 milion euro ne toke te sheshte.
    Ka rene alibia e 21 janarit sepse pjesetaret e gardes qe u akuzuan njeri u be kryetar i PS ne Puke dhe tjetri drejtor i OSHE ne Burrel? Mos valle u ngriten ne detyre sepse u perdoren nje 21 janar? Kam dyshime per kete dhe nuk besoj me se u vrane nga doktori..
    Ka rene alibia e Gerdecit, sepse Delijorgji, pronari i Gerdecit u lirua para kohe sapo Rama erdhi ne pushtet dhe ju dha si shperblim qe beri burg mijera ha toke siperfaqe ne Tirane per ndertime.
    Dhe keto alibi fundosen edhe sepse Rama kishte 6 vjet kohe, qe nese ishin fajtore ti denonte se gjykatat jane te tijat. Fakti qe nuk hapi gjyq edhe pse ne fushaten e 2013 ishin premtimet e tij nuk u mbajten sepse propoganda mbuloi te verteta qe u zbuluan me kalimin e kohes.
    Ne ekonomi dhe politiken e jashtme nuk krahasohet doktori me Ramen. NATO, VIZAT TAP-i, shumefishimi i pagave , pensioneve etj.
    Rama ka sukses largimin e 400.000 banoreve te rinj dhe grupet kriminale ne parlament, bashki, Europe etj. Na felliqi, sa dalim jashte na tregojne me gisht e ne aeroport kur shohin pashaporten shqiptare ne kontrollojne gjithe dyshim e na shohin me perbuzje pas 2013. Para 2013 udhetonim normal dhe te mirepritur.

  9. Cfare ka per moskuptim dhe sterhollimi ketu? Rrezimi i Rames eshte emergjence kombetare. Vjen a nuk vjen luli e kemi vete ne dore. E ju o socialiste te velur me ramen po jo me ps, perpiquni ta rindertoni pa ramen, fitoni dhe ndryshojeni vendin, per kete nuk ju pengon as lul e as sali por vetem rama, qe po te kishte pas hallin e drejtesise do ti kishte zbardhur me kohe dosjet e pd, por nuk e ben se eshte vete me keq.

  10. Bushat, ke një gabim shumë të rëndë në mënyrën se si ke formuluar titullin e shkrimit,që është pak a shumë edhe në fjalinë e fundit të shkrimit.

    Termi krim lidhet drejtpërdrejt me emrin e Berishës, ndërsa po ky term nuk përdoret për edvin hajdutin, drogaxhiun e tj….

    Krimet që ti përmend Gërdeci, 21 Janari, janë krime që u kryen kur Sali Berisha ishte kryeministër por nuk ka patur lidhje të drejtpërdrejta me këto krime që ti apo të tjerët përmendni.

    E kundërta ka ndodhur nga 2013 deri sot. Gjithçka që ka ndodhur si ideator dhe autor ka vetëm një emër: edvin kristaq rama.

    1- Futja e njerëzve të fortë për të marrë votat në veri- autor edvini.
    2-Futja në parlament e në pozicione të larta drejtuese e personave me të shkuar kriminale dhe injorantë- autor edvini
    3-vendosja e rroshëve, bushëve etj në bashkitë e ndryshme
    4-hashashizimi
    5-drogat e forta
    concesionet dhe PPP, Betonizimi, prishja e stadiumit dhe e teatrit etj të gjitha këto e të tjera që duhet kohë për ti numëruar janë krime shumë të rënda me pasoja 1000 herë më shumë se Gërdeci dhe 21 Janari.

    Të gjitha sa përmenda më lart kanë vetëm një ideator dhe autor, edvin lapangjozin.

  11. Ja dhe -Bushati-i ketij portali me kete shkrim shfajsoj veten nga komentet e -Te pa emerve te ridhjerjes-si dhe konfirmoi qe eshte nje nip i devotshem i nje -Antari te Byrose Politike-Ju kujtoj dhe kohen e Berishes por kur shkruan nje komentues ate kohe populli kishte leke neper duar ,jetonte mire .Prandaj u desh skenari i firmave piramidale ku prape ne keto firma ishin -Morrat e kuq – qe administronin -Arben Malajt -me shoke qe shteti mori te tatepjeten nga irritimi i i njerzeve qe humben leket ne keto firma.Ku Fatos Nano qe erdhi ne pushtet u premtoi kthimin e tyre dhe u ktheu leshte .Edhe ky psikoskizofreni u premtoi shendetesi falas,legalizim falas,mos ngritje taksash apo rritjen e cmimit te energjise dhe si perundim koha e Berishes o morrat e kuq ne krahasim me kete te ketij njeriu me kartele eshte si nata me ditet.

  12. Meqë Bushati i është futur me kohë punës për të evidentuar “krimet” e Berishës, a nuk do të qe më realiste ta fillonte historinë e krimve që në kohën e Byrosë politike të PPSH ?

  13. O Stalin ,qenke akoma me rrote kari sesa ari . Jeni bere si qen te terbuar ,.se bashku me anal itiksat dhe
    opinonist xhenerik pompistat tani qe po formohet SPAK . Rama fiton edhe 2021 ,Lali Eri fiton 2025.

  14. Para vrasjeve dhe therjeve ,njerzit zgjedhin nje hajdut shume me te madh por te pakten nuk vret dhe te qan me lot pastaj.Viti 1997 eshte viti me i urryer ne historine Shqiperise,kurre dhe kurre mos te vije me.JO Rama por edhe Muti Meta le te vije vetem kurre mos te perserotet me .U shkoqem si popull,pa asnje lloj feje apo dinjiteti.Edhe filmin qe Hollivudi i beri Berishes i duket normal.Ik ore kasap,ik .vetem familja mizore te ike nje ore e me pare.

  15. Bushat ?!Ngado te shkosh,normale qe kthehesh ne origjine !Nuk mund te fusesh asnje skele per te shpetuar edin e bllokut,si bllokmen qe je !!!Je aq i pafytyre sa zoti kur te solli ne kete dynja u habit me veten ?!?!?!?Po cilat jane krimet e Berishes, i paudhe ?Cilat te paskan shperfytyruar ty, si fosilje ne degradim e siper ?!Po heq nje lidhez per te krijuar alibine se :Hajt se njesoj jane ?!Sherbyes i rralle je,i pacipe e mjern!Berisha ishte burre,ka 6 vite i ikur nga pushteti dhe zero probleme me drejtesine !?Nuk kane dashur qe ta ndeshkojne ?Ku sot çdo prokuror a gjykates e bejne ne breke kur permendet emri i edvinit !?Tani qe edhe bandat me te rrezikshem po nxjerr edvini nga burgu,nuk e ben dot ai ?!Ti je ana e kundert e atyre qe kane vuajtur per shume vite ne kete vend ?!Urejtja jote ndaj Berishes eshte e kuptuar po te mendosh se ai shembi pushtetin e familjes dhe monstrave te tjere bllokmene nga vjen ti !!!

    1. Armi,sapo u njoftua se do rihapet çeshtja Hajdari dhe i pari qe do deshmoje eshte Berisha!!!drejtesia vonon por nuk harron,prandaj dhe kerkohet me çdo kusht destabilizimi i vendit,pikerisht per te mbrojtur krimet e Berishes &co…prisni se nuk keni pare gje akoma.

      1. O qorr, Azemi u vra në 1998, PS kishte 7 vjet në dispozicion deri në 2005 për të hetuar Doktor Berishën, prapë nga 2013 edhe 6 vjet të tjerë dhe askush nuk e përmend përveç debilave injorantë e parrazitë si puna jote, se Dr Berisha mund të ketë gisht, aq më tepër kur autorët ishin operativë socialistë

  16. Sjam dakort. Nese iken Rama e vjen Luli eshte me keq. Nje politikan vleresohet se cfare ka ber, quhet integritet.

  17. Ando je mē i miri! Je nga te paktet( se bashku me F.Lubonjen) qe ju pret ‘shpata’ majtas e djadhtas pa piken e kompleksit. Megjtheate te heqim Edin e te sjellim Lulin, pastaj te luftojme te iki Luli e te vij lali Eri duket non sens.N.q.s nuk jemi te zotet(fatekeqsisht kemi 100 vjet histori qe e kemi provuar qe nuk jemi) te ndryshojme ,ose me mire ta rrezojme te pakten ta abadonojme.Te tjerat Sala me i mire se Tosi Edi me i mire se Sala apo Luli me isakte se Edi jane thjesht pallavra.

  18. Mendoj se nuk duhet asnje ndroje per te ndryshuar..Nese vazhdojme te vrasim mendjen se c’fare do behet pas 10 vitesh atehere do ngelen te njejtat qelbesira…e rendesishme eshte qe “politikanet” te kuptojne qe nuk jane asgje dhe mund te ndryshohet cdo 2-4vite ..Nuk e mendoj se eshte ceshtje se kush shkon ne pushtet por sesi sillen njerezit kundrejt tij..qe te kuptoj se per cdo gabim duhet te jape llogari e doreheqje..

  19. andi si gjithmone nje legen marteniteti berishen e lan vetem burgu per te gjithe krimet qe ka bere Rama eshte nje K/M normal qe mund te bej edhe gabime por jo faje si kerma berisha dhe ne 2021 me vote do rrij apo do iki do e vendos populli por jo revolucioni i ketyre qe komentojne njerez te deshperuar pse populli nuk voton kermen e tyre sb dhe lulken

  20. Ju lutem Z. Bushati me thuaj vetem nje gje te mire qe ka bere per te miren publike nga viti 2013 qeveria socialiste. Vetem 1 . Rritje te taksave te te gjitha natyrave…, penalizimi ne cdo second i popullit duke filluar qe nga gjobat idiote per jeleket e verdhe te Tahirit, kanabizimin e shqiperise, ndotjen me naften e piset… shkaterrimin total te shendetesise dhe mbi te gjitha zbrazjen e shqiperise.
    Nderkohe per qeverine Berisha po rendis vetem shume pak : liberalizimin e vizave ( nderkohe qe Rama dergonte letra anonime ne EU se shqiperia nuk eshte gati dhe atehere askush nuk iku si refugjat ). Rruga e Rivieres Shqiptare , rruga e Kombit, rruga e Gjirokastres, tuneli i Elbasanit….
    Duajeni me shume Shqiperine gazetare ! Tregoni te verteten

  21. Oi pa emeri i ridhjerjes qe ma ke marre prape ne goje ai i gjati do fitoje se bashku me Veledinin -pidhin e motres dhe gruas tende-ne zgjedhjet e ardhshme.Siku me kembe perpjete te rrine ato shkerdhat tuaja gjithe kete kohe nuk do e joshin dot kete popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *