• |
ide | kryesore

Emergjencë dëmtimesh: Sadiku “tradhëton” Panuccin

Sport



Dëmtimet godasin kombëtaren e Shqipërisë dhe vendosin në vështirësi tekniku Christian Panucci. Një déjà vu që frikëson teknikun italia, ashtu si ndodhi gjatë Ligës së Kombeve, kur zgjedhjet për Panucci u limituan në maksimum. Sikur të mos mjaftonin Binaku e Lila, apo edhe lënia jashtë e Strakoshës, për zgjedhje disiplinore, tekniku Italian mbetet tashmë me vetëm një qendërsulmues në dispozicion.

Armando Sadiku ka braktisur seancën stërvitore për shkak të problemeve fizike, që rrezikojnë ta mbajnë karg rikthimit në përfaqësuese pas gati një viti. Sulmuesi i Luganos, që shihej si zgjedhje e problemeve ofensive të kuqezinjve, mund të mos jetë i gatshëm për ndeshjen me Turqinë. Kontrollet e mëtejshme do të saktësojnë nëse Sadiku do të qendrojë në grumbullim, apo do të zëvendësohet nga Giacomo Vrioni, aktualisht i grumbulluar me U-21.

Për momentin në sulmin kuqezi mbetet në dispozicion vetëm Bekim Balaj, që edhe ai vjen nga dëmtimi dhe jo në formën më të mirë. Sadiku ka shënuar dy golat e fundit me kombëtaren, pikërisht në ndeshjen kundër Turqisë, në miqësoren e fituar 2-3 nga kuqezinjtë në Antalia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *