• |
ide | kryesore

Pogba tremb United: “Real është një ëndërr, sidomos me Zidane”

Sport



Merkato e futbollit është e destinuar të flasë sërisht për një cështje Pogba, sidomos pas deklaratave të francezit nga qendra e grumbullimit e Kombëtares në Clairefontaine. Paul Pogba tremb kështu tifozët e Manchester United, duke i shkelur syrin gjigantëve spanjollë. “Real Madrid është një ëndërr për të gjithë fëmijët e për të gjithë futbollistët – ka deklaruar mesfushori – sidomos me Zidane, por tani jam i lumtur në Manchester, me trajnerin e ri. Në këtë moment jam i lumtur këtu ku jam, por nuk kam si ta di cfarë më sjell e ardhmja”.

Zidane u kthye në pankinën merengue me premtimin e Perez që në verë nuk do ti kursejë investimet. Mes shumë objektivave është edhe Pogba, kontrata e të cilit me Red Devils përfundon në qershor 2021. Një operacion që do të ishte shumë më i lehtë nëse në Manchester do të kishte qendruar Mourinho, por me ardhjen e Solskjaer gjërat janë përmirësuar si në nivel personal ashtu dhe skuadre. Francezi është kthyer në nivele të larta dhe skuadra e ka ndjerë prezencën e tij, duke u kualifikuar në cerek finale të Champions League e në luftë për vendin e katërt në Premier. Por nëse Zidane do të ngrinte telefonin, atëherë për francezin do të ishte vështirë të thoshte jo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *