• |
ide | kryesore

United-Barça betejë biletash: anglezët të tërbuar me katalanasit, një biletë në Camp Nou do të kushtojë 120 euro

Sport



Manchester United e Barcellona janë gati të bëjnë luftë në fushën e lojës për cerekfinalet e Champions, në program në 10 prill në Old Trafford e 16 prill në Camp Nou. Por në pritje të përplasjes së madhe, jashtë fushe, situata nuk është ajo më e mira, duke parë cështjen e shpërthyer tre javë përpara ndeshjes mbi cmimin e shtrenjtë të biletave. Red Devils kanë akuzuar katalanasit se kanë fiksuar një cmim shumë të lartë të biletave në sektorin e miqve për ndeshjen e kthimit: 102 stërlina (rreth 120 euro) për cilëndo nga 4.600 biletat e vëna në dispozicion për anglezët.

“Konsiderojmë që tifozët tanë në transfertë janë të detyruar përsëri të paguajnë një kosto të ekzagjeruar për biletat e vëna në shitje nga klubi pritës – lexohet në faqen zyrtare të Manchester United -, gjë që ka ndodhur edhe më parë”. Kështu, klubi anglez ka vendosur që tifozët e tyre, që do të ndjekin ndeshjen në transfertë, të paguajnë “vetëm” 75 stërlina (rreth 85 euro), duke i rimbursuar dicka më pak se 30 stërlina. Një shifër që do të rikuperohet, duke rritur koston e cdo bilete të vlefshme për sektorin e miqve në Old Trafford. Manchester United, ka vendosur që edhe vetë ta rrisë cmimin e biletave për spanjollët në 120 euro e diferenca në krahasim me atë që ishte menduar të arkëtohej fillimisht, do të shkojë për të rimbursuar tifozët e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *