• |
ide | kryesore

Trajneri Panucci: Këta lojtarë kam… kjo është skuadra

Sport



Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci pas humbjes me Turqinë: 

Sa e vështirë ishte të pranoje këtë rezultat?

Pjesën e parë, luajtëm mirë, krijuam, por rezultati tregon se ata shënuan, dhe ne jo. Në pjesën e dytë, treguam shumë pak, forma fizike ishte shumë e dobët, në krahasim me ta, dhe bëmë vetëm një gjuajtje në portë. Ishte një diferencë fizike.

Sa na dënoi goli i parë aksidental?

Në pjesën e parë patëm mundësi, por nuk shënuam. Gjithsesi, duhet ta shohim atë rast më mirë.

0 gola të shënuar, 10 të pësuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për fat. Kjo është një seri ndeshjes. Si dalim nga kjo situatë?

Është e vështirë, sot futa 2 sulmues në lojë, por nëse nuk shënojnë, këto janë lojtarët, kjo është skuadra.

Pse është e vështirë të dalë topi nga mbrojtja? I vetmi që mund ta bëjë këtë është Memushaj, pse e luani në të majtë të mesfushës?

Kemi gjuajtur 11 goditje, dhe 3 në portë. Memushaj ka qenë më të majtë, por është dashur të dalë edhe përpara.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *