• |
ide | kryesore

Bardhi: Për Kongresin u bënë shpenzime marramendëse, por as administrata nuk doli

Lajme, Të fundit



Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, është shprehur në News 24 se për Kongresin e sotëm të PS, qeveria ka shpenzuar shuma marramendëse.

Sipas Bardhit, as punonjësit e administratës për të cilët u tha se u kërcënuan me vendin e punës, nuk iu përgjigjën ftesës së qeverisë për të marrë pjesë në Kongres.

“Kongresi sot ishte një shpenzim marramendës që nuk e arriti dot qëllimin propagandistik, një mbledhje partie që tentuan ta kthejnë në shfaqje, e nuk e bënë dot. Edhe fjalimi i mërzitur i Ramës e tregon këtë, e ktheu në fajlim urrejtje ndaj opozitës. Është nervoz dhe ka humbur prej kohësh qetësinë. Opozita është në rrugën e vet të drejtë. Nuk kemi nevojë të urdhërojmë punonjës të na bashkohen në aksionin tonë politik, siç bëri PS. As punonjësit e administratës nuk iu përgjigjën. Nga 16 shkurti është vrarë frika, regjimit të Ramës po i vjen fundi.

Ajo që Rama transmetoi tregon se ka një problem me veten e logjikën. Nuk jemi në këtë betejë për të fituar pushtet. Jemi në një betejë pasi çmojmë se Kuvendi nuk është në rrugën e duhur. Kanë dalë fakte tronditëse që tregojnë mënyrën si qeveria ka siguruar pushtetin. Beteja jonë është për shkëputjen e zgjedhjeve nga diktati i krimit të organizuar. Kërkojmë zgjedhje të lira e të ndershme dhe të përcaktojnë shqiptarët alternativën për drejtim. Të kemi zgjedhje ku dikton vullneti i qytetarëve.” – u shpreh Bardhi.

 



4 Comments

  1. Kur punoja ne administrate PS nuk me ka detyruar kurre te merrja pjese ne mitingje apo te dilja ne votime. Ne ate kohe nuk kam votuar asnjehere.
    Kur erdhi PD na nxirrnin me detyrim familjarisht te votonim ( mqs bashkeshortja ime punon ne shtet) . Venim te qendra e votimit na regjistronte perfaqesuesi i PD edhe kur hynim te dhoma e fshehte nga inati ia jepnim voten PS.
    Sqarim: asnjeri prej nesh as nuk u ftua as nuk u kercenua per te vajtur ne mitingun e PS. Si rrjedhim nuk ishim prezent por kur te vi puna tek kutia e votimit do votoj per ate qe nuk me cane trapin duke me shantazhuar

    1. pra voten e paske hudh lirisht voten…ca na ca trapin me komente qe i dime si ka bo pd
      mrregull, vazhdo majtas, ku voten t’a mbledh me force i forti i lagjes, se perndryshe te shkep grune apo gocen, apo noi tritol ke dyqoni i prasit babes, 3 muj para fushates, e di ti per cin flasim, ja paske mor doren ksaj pune

      1. O ti landi, nuk e di se ku jeton ti, po nje keshill po ta jap. Largohu nga ajo lagje se te paska gjet belaja me ate te fortin e lagjes. Po ca them dhe un dhe te dush ti nuk do gruja jote me ik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *