• |
ide | kryesore

Rekordi i ri i Messi: 10 vjet radhazi mbi 40 gola

Sport



Lionel Messi vazhdon të jetë impresionues. Përvec mrekullisë nga goditja e dënimit, me dygolëshin e realizuar përballë Espanyol, kampioni argjentinas ka vendosur një rekord impresionues: për të 10 sezon radhazi ka kaluar kuotën e 40 golave zyrtarë. Askush në histori nuk ka arritur ta bëjë këtë. Si ndodh gjithnjë në këtë rast, rivali i tij kryesor është Cristiano Ronaldo, që në nëntë sezone e ka kaluar këtë barrierë, por jo radhazi.

Numri 10 i Barcelonës ka qenë konstant, pavarësisht se kush luante pas shpinës së tij, apo bënte rifinitorin. Të lexosh këto shifra është interesante të shohësh se në këto 10 vjet Pleshti ka kaluar në 5 raste kuotën e 50 golave, me një rekord absolut 73 në sezonin 2011-12 e 60 në vitin që e pasoi. Gjithcka nisi me Pep Guardiola, që në 2008 nisi epokën e tij tek Barcellona e i dha vlerë të menjëhershme aftësive realizuese të xhevahirit që kishte në dispozicion: në sezonin 2008-209 Messi (që vinte nga dy totale prej 16 e 17 gola) arriti shifrën 38, ndërsa një vit më pas me 41 gola nisi serinë e jashtëzakonshme që vazhdon akoma.

Edhe në të kaluarën, futbolli i ka dhuruar të apasionuarve sulmues të mëdhenj, por dikur luhej më pak dhe statistikat nuk saktësoheshin kaq shumë. Pas Messi e Cristiano Ronaldo për të gjetur të tretin në këtë renditje, duhet kthyer pas në kohë për të arritur tek Pelè, i aftë të kalojë, ashtu si Cristiano, kuotën e 40 golave në 9 sezone, por më të shpërndara në vite se portugezi. Pastaj është Gerd Muller, një nga shënuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, që e ka kaluar kuotën 40 në 7 sezone.

10 KRYEVEPRAT E MESSI

SEZONI GOLA
2009-10 47
2010-11 53
2011-12 73
2012-13 60
2013-14 41
2014-15 58
2015-16 41
2016-17 54
2017-18 45
2018-19 41



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *