• |
ide | kryesore

Detaje te reja nga lidhja intime e Mel B me Geri Halliwell

Paparazzi, Slider



Marrëdhënia mes gocave të “Spice girls” jo vetëm që nuk po shkon siç duhet, por sa vijnë e bëhet më lëmsh.
Mel B deklaroi para disa ditësh se kishte fjetur me Geri Halliwell, shoqen e saj grupit, vite më parë kur “Spice Girls” ishte në kulmin e suksesit. Geri theu heshtjen dhe mohoi se deklaratën e shoqes së saj ditën e djeshme, por ndërkohë Mel ndihet e ofenduar dhe e hutuar nga kjo sjellje e saj. Një burim pranë këngëtares thotë se Mel B nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë të Gerit.
“Mel ndihet shumë keq që Geri e mohoi faktin se ato kanë fjetur bashkë dhe e bëri të duket si gënjeshtare. Ajo po mundohet të fshijë historinë që ka ndodhur mes të dyjave”- u shpreh një burim për “Mirror”. Ndërkohë burime të tjera të personave që kanë qenë afër vajzave në atë periudhë, bëjnë me dije se ato kanë qenë më shumë se 1 vit të lidhura, dhe marrëdhënia e tyre nuk ishte vetëm një natë, sikurse deklaroi Mel B.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *