• |
ide | kryesore

Mel B konfirmon fejesën me Rory McPhee

-Instant, Paparazzi, Slider



Melanie “Mel B” Brown ka konfirmuar se është fejuar me të dashurin e saj prej tre vitesh, parukierin Rory McPhee.

Artistja ndau detaje të propozimit gjatë një paraqitjeje në Celebrity Gogglebox. Kur u pyet se si i propozoi McPhee, ajo tregoi:  “Ai tha: “Të dua, ti je mikja ime më i mirë dhe dua të kaloj pjesën tjetër të jetës me ty”.“Kishte petale trëndafili kudo, një zjarr. Ishte shumë romantike. I dua lulet,”rrëfeu Mel B për propozimin, i cili u bë gjatë një pushimi në Berkshire.

Këngëtarja  dhe McPhee thuhet se janë në lidhje për tre vjet. Ndërsa ata e kanë mbajtur kryesisht romancën e tyre jashtë rrjeteve sociale, stilisti i Leeds shpesh ngarkon foto të modeleve të flokëve që ai krijon për paraqitjet e saj në The Masked Singer: Australia.

Brown ka qenë e martuar më parë me balerinin Jimmy Gulzar nga viti 1998 deri në vitin 2000. Ata kanë një vajzë 23-vjeçare, Phoenix Chi.Më pas u martua me producentin e filmit Stephen Belafonte në vitin 2007, përpara se të divorcohej në vitin 2016. Ata ndajnë kujdestarinë e vajzës së tyre 10-vjeçare Madison.Ajo gjithashtu ndan vajzën Angel Iris, 15 vjeç, me Eddie Murphy./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/13/mel-c-suksesi-i-spice-girls-me-shkaktoi-depresion/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *