• |
ide | kryesore

Manovra Djajsh: United ka gati 6 largime dhe 128 milionë euro për lojtarin e Atletico

Sport



Në verë Manchester United është gati për revolucionin e radhës e nga Anglia vjen konfirmimi për një interesim serioz të klubit të Old Trafford për Saul të Atletico Madrid. Djajtë e Kuq janë të gatshëm të vendosin në tavolinë 128 milionë euro, për të bindur Simeone të shesë një prej xhevahirëve të tij.

E në kohën, kur po mendohet në detaje manovra e lëvizjeve në merkato, për të krijuar një pasuri në merkato, që të mund të investohet në lojtarë të rinj, nga Manchester do të jenë gjashtë lojtarët që do të largohen nga Old Trafford në fund të këtij sezoni. BBC, gjiganti mediatik britanik, ka zbuluar edhe emrat: Ander Herrera, në fund kontrate dhe shumë pranë Psg, duhet të jetë i pari i një liste që përfshin edhe Juan Mata, Alexis Sanchez, Antonio Valencia, Matteo Darmian e Marcos Rojo. Mes atyre që mund të largohen është edhe portieri David De Gea, të cilit tekniku Solskjaer dëshiron absolutisht ta mbajë e Paul Pogba, në shënjestër të klubeve më të rëndësishme europiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *