• |
ide | kryesore

Sarri merr rolin e Abramovich: “Pak 100 milionë për Hazard”

Sport



E ardhmja e Eden Hazard duket tashmë e vendosur me lojtarin tek dyert e Real Madrid. Shifrat për të cilat flitetm në fakt, nuk e bindin aspak Sarri, që e konsideron vlerësimin për lojtarin jo në linjë me kualitetet e tij teknike. “100 milionë për Hazard? Po flasim për një shifër tepër të ulët, sipas meje – ka shpjeguar tekniku i Blues, pas fitores ndaj West Ham, vendosur pikërisht nga dy gola të kampionit belg -. Në cdo rast mendoj se do të jetë shumë e vështirë ta zëvendësosh, por nuk mund të bëj shumë për ta mbajtur”.

“Hazard ishte fantastik e, kur arrin të shprehet në këto nivele, për ne bëhet gjithcka shumë e thjeshtë. Sidoqoftë, nëse në të ardhmen do të dojë të bëjë një eksperiencë të re, nuk mund të bëj asgjë për ta penguar”, përfundoi tekniku i londinezëve, tashmë i dorëzuar se do të humbasë fantazistin e tij në fund të sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *