• |
ide | kryesore

Balluku reagon ashpër ndaj kinezëve: Pehlivanë! Koha juaj mbaroi!

Lajme, Të fundit



Ka reaguar ashpër ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku pas deklaratës së TIA-s, ose ndryshe koncesionarit kinez që ka marrë aeroportin Kombëtar të Rinasit. Ministrja deklaron se reagimi i koncesionarit kinez tregon jo vetëm papërgjegjshmëri, po edhe mosperceptim të dëmit që ka shkaktuar për vendin.

Balluku thotë se koha e fjalëve mbaroi duke i quajtur pronarët e menaxherët e kompanisë Pehlivanë. Ajo thekson se kompania do të përballet me ligjin.

“Ne do ta përballim kompaninë deri në fund me përgjegjësitë e saj, jo vetëm për cenimin e vazhdueshëm të sigurisë, jo vetëm dëmet e për efektin negativ që ka krijuar mbi sistemin bankar, por edhe për prishjen e imazhit kombëtar kudo në botë.

Ky imazh që na është dashur mund e përpjekje të shumta për ta përmirësuar, për të kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik, përpjekje të cilat kanë sjellë edhe rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve e vizitorëve dhe si rrjedhojë rritjen e të ardhurave vjetore për aeroportin gjithashtu, nuk mund të goditet pa paguar deri në fund dëmin!”, – shprehet ndër të tjera Balluku.

Deklarata e plotë

Në situatën e rëndë që i është krijuar aviacionit civil shqiptar për shkak të ngjarjes së datës 9 prill, në situatën ku është cenuar siguria kombëtare dhe si rrjedhojë edhe ajo ndërkombëtare pasi aviacioni është një sektor pa kufij, reagimi i koncesionarit kinez tregon jo vetëm papërgjegjshmëri, po dhe mosperceptim të demit që ka shkaktuar për vendin.

Diskrecioni është element sigurie padyshim në aviacion, por jo ditën kur keqbërësit aksesojnë territorin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar, pa asnjë pengesë apo mund për të depërtuar në pak sekonda deri tek shkallët e avionëve të mbushur me pasagjerë.

Që shteti shqiptar, që vetë shqiptarët të dëgjojnë sot thirrje për respektim të hetimeve nga koncesionari, i cili nuk respekton asnjë etike profesionale të fushës ku ka vendosur të lëvroj aktivitetin është jo vetëm fyese po edhe revoltuese për secilin prej nesh.

Që sot të na kujtohet nga kjo kompani – e cila u keqshërben shqiptarëve me çmimet më të kripura në Evropë, në sajë të një kontrate të vjetër abuzive koncesionare – se aeroporti është i të gjithë shqiptarëve, ndërkohë që vetëm unë si ministre marr çdo ditë mesazhe qytetarësh të pakënaqur për flamujt kinezë që valëviten sikur jemi në Pekin, ky është një kulm revoltues cinizmi!

Cilat masa sigurie ka përmbushur kompania kineze? Sa herë ka pasur thyerje të rrethimit të aeroportit? Sa herë ka dështuar siguria private që koncesionari ka kontraktuar për garantimin e sigurisë së aeroportit gjatë testeve të ushtruara nga AAC?

Por koha e fjalëve mbaroi!

Shteti shqiptar po vepron dhe siguria do të garantohet në perimetrin e jashtëm nga trupa të ushtrisë (siç ndodh në shumë aeroporte të Evropës e të botës) dhe forcat e policisë do të marrin nën kontroll hapësirën brenda rrethimit – pa pritur asnjë minutë më shumë që pronarët kinezë dhe menaxherët e tyre pehlivanë të mësojnë ligjet e Republikës së Shqipërisë.

Jo vetëm kaq!

Ne do ta përballim kompaninë deri në fund me përgjegjësitë e saj, jo vetëm për cenimin e vazhdueshëm të sigurisë, jo vetëm dëmet e për efektin negativ që ka krijuar mbi sistemin bankar, por edhe për prishjen e imazhit kombëtar kudo në botë. Ky imazh që na është dashur mund e përpjekje të shumta për ta përmirësuar, për të kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik, përpjekje të cilat kanë sjellë edhe rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve e vizitorëve dhe si rrjedhojë rritjen e të ardhurave vjetore për aeroportin gjithashtu, nuk mund të goditet pa paguar deri në fund dëmin!

Do të kishte qenë në përmbushje të detyrimeve koncesionare, por dhe të kërkesave specifike të aneksit 17 të ICAO, që kompania të kishte investuar në rrethimin e territorit aeroportual, ashtu siç dhe i është kërkuar disa herë zyrtarisht nga organet mbikëqyrëse, por jo! Ajo ka preferuar të shtojë hapësirat për parkingje sepse ato gjenerojnë të ardhura për koncesionin dhe jo të investojë në përmbushje të kushteve të sigurisë së aeroportit.

Para një viti, një djalë që vinte për herë të parë nga Puka, arriti të gjendej në shkallet e avionit me një palë pinca në dorë, pasi rrethimi në pjesën me të madhe të tij ishte dhe është ende sot totalisht jashtë parametrave të sigurisë që diktohen në aviacion. Të gjitha kërkesat e ankesat e autoriteteve shqiptare kanë rënë në vesh të shurdhër!

Autoriteti ka evidentuar problematiken dhe e ka vënë në dijeni vijimësisht koncesionarin për të marrë masat e kërkuara, por jo! Koncesionari ka bërë ndonjë gjë pjesërisht dhe ka vazhduar të mbledhë fitimet pa u shqetësuar për detyrimet.

Ne kemi besuar tek dialogu e mirëkuptimi dhe nuk kemi dashur të krijojmë kosto të asnjë natyre me veprime ekstreme. Tani boll. Edhe deklarata e sotme e koncesionarit është një provë që koha ka mbaruar dhe limitet janë kapërcyer.



31 Comments

  1. Dhe fajin e kane kinezet. Ata qe ia kane dhene koncesionin kinezeve, ata qe kane per deryre te kontrollojne zbatimin e kontrates, nuk kane piken e fajit. Se mos harroj, fajin e ka edhe opozita qe baltos… Por tani, cdi gje do rregullohet. Deri ne grabitjen e rradhes nuk do kete asnje grabitje tjeter.

  2. Kur Arsidi I varri dekoraten Saliut Mori 1.5 milion dollar per borxhin e Shqiperine.U zhduken ATO para,por Saliu mban akoma dekoraten Franceze.

  3. Nji rruge dhe dy pune leket i moren dhe hapen nji koncension te ri.. keta Jane te fantaksur fare per te vjedhur .. kjo zgjyra me gjith sander mafishen duhet te kontrollonin zbatimin e kontrates para pilafit se tani esht nji bllof i trashe fare.

  4. Un kam Hall kur të hapi Rama dhe aeroportet e tjera, pastaj si i bëhet? Do i ndajnë vjelljet kta hajdutët apo do i bien prap Rinasit?!!! Bohhh, inshallah nuk i bën Rama ato aeroportet e tjera,,!!!! Robt o robt,, përveç Saliut fajin e kan dhe kinezët,, ha ha ha, të mëdhenj kta ripjerdhësit

  5. Kocensionarin e pare Gjerman e perzute ju! Edhe qihesh si lope ne byth para Sokolit dhe thua pse erdhi Kinezi. Jo po do na rruash karet tashti e te na thuash qe Ogreni do marri hakun e Beqir Ballukut! Ti vetem te bllokon halen me mut tashti…

    1. O Bani Sokoli ishte pervers shkonte me prostitutat dhe me Binden fare dhe Belindes i lumte piçka që esht qire para nje perversi s

  6. Kjo Ballukja me floke, e Balluke ne rrace, eshte me besnikja e psikopatit Rama, kjo eshte e sigurte por qe te sulmosh nje koncesionar qe e sollet vete, e bete kontraten po vete, me tere ligjeshmerine monetare, e sigurative, tani, kur ju, ( pushteti) ka ra ne gjume, nuk ka marre asnje mase per plotesimin e sigurise maksimale te aeroportit me rendesi te vecante, gjejne brazda mareveshjeve dhe sulmojne koncesionarin, Po a eshte grupi shteteror me kuadrot me te larte te policise, te mbrojtjes, te mbrojtjes civile, shiku, dhe me specialiste te fushes pse nuk kane bere plan masash?, I kerkohet koncesionarit siguria kur aeroporti eshte i shqiperise, ne toke shqipetare,,. Pse duheshin te sillnin ushtri apo polici kineze ata per sigurine e aeroportit?Ket ne kete mes rendesa ligjore e administrative eshte e pushtetit, pastaj ne rregullat e shkelura nga koncesionari, por ketu shifet metoda e rreshqitjes, e tymnaja per te gjetur armiqte, pas tre vjedhjeve skandaloze, dhe akoma pushteti qendron””shkemb graniti,,,” kjo eshte perralle nga e kaluara.

  7. Cfare lloj qelbesirash drejtojne kete shtet. Rama nuk merr vesh fare nga strukturat shteterore sidomos ato ligjore. Ka ca fycka si Agasi Fuga Bushat Ervin Baton spiunin etj.

  8. Belinda e dashur kerkoja demshperblimin shokut Mao Ce Dun.
    Rame ziut iu mbyll goja,Sander leshi nuk ban per ate pune!
    Kesaj i thone andej nga Mallakastra :”Si kofini pas te vjelave”!Heret u kujtove se duhet ruajtur aeroporti!?
    Sa mire qe Sala nuk asht nga Kina….Dhe as Luli nga Hong Kongu!

  9. Ore ju rrota kari, koncesjonari nuk ka pergjegjsi te mbaj rendin e sigurise ne vend. Nqs ka shkelje pse nuk i drejtoheni ose ti ishit drejtuar gjyqit? Fakti qe dilni publikisht te beni propagande dhe jo te mereni me anen ligjore me koncesjonarin tregon me mire se ku ju djeg miza. E dyta kjo tani po na thote qe po te kishte gardh rrethues qe ka po po te ishte me i sigurt nuk do te ndodhte kjo. Eshte idiotesi te mendosh qe gardhi mund te kishte parandaluar vjedhjen. TIA e tha mire dje policia eshte aty, ushtria nje kilometer larg prej aty, dhe mu aty ndodhi dhe vjedhja, pergjegjsine e kane keta shkerdhata vete qe po perdorin kete rast per te thyer kontraten e per te mare ne dore aeroportin per ta dhene diku tjeter. O ju ka thene Amerika te beni kete o doni te vidhni per ta dhene diku tjeter. Mos e kruani me Kinen se biznesi i gjithe vendit mbahet me Kinen. Amerika i tha dhe Hungarise te njejten gje por ja plasi ministri i jashtem Hungarez ne konference per shtyp Pompeos, lexoheni ne google te shihni shtet me minimalen integritet.

  10. Keta monstrat e -Ridhjerjes-nje gjuhe kane ;Fajin e kane Kinezet,fajin e ka Saliu nuk dine gje tjeter vetem tu hedhin fajin te tjereve .Vete jane te paster si qymyri i gurit.

  11. Zanatet e gjyshit i paska trasheguar mire. E di zullumqarja per cfare po flasim. Te gjitha zanatet. Ju zencin te gjitha haqet e atij mileti qe nuk eshte si ju. InshAllah ju zencin. Sa per rame katranin e antonetes injoranti injorantin do. Pra na drejon nje injorant. Prej sojit qe i ben te gjitha. Keta nuk duan pjellat e veta. Ke tjeter mund te duan.

  12. Shpellaret dhe skifteret e salihut jane leshuar si hijenat per te sulmuar nje grua qe ne fund nuk ka as nje lidhje me banden qe udhehiqej dhe mbrohej nga kryebanditi salih RAM berisha,kinezet kishin per drejtor nje kolumbian Vaskuez dhe ky me te tjeret i dhane kohen e mjaftueshme Tropojanit te salihut sa te mbaronte punen pastaj lajmeroje policine,kinezet marin 2.5 milion euro ne vit per sigurine cfare kane bere keta,por kur trute qe keni shpellare te mbushur nga muti i salihut nuk ndodh te mendoni ndryshe nga salihu,tani shkoni lepijini bythen salihut dhe tju beje mire,kopilat e salihut ne sherbim te kufomes salih,pse nuk e arrestoje salihu kete tropojanin ka hyre ne shqiperi Mars 2013 ky kufoma ishte kryeminister dhe muli min brendshem,o trushpelaret e salihut

    1. Ngadale ti papagall rilindje qe tka ngel gjuha te bytha saliut. Per cin tropojan e ke fjalen per kte nga puka e trikales qe ka nga 2013 sillet verdall neper nshqiperi dhe i k ed ni rras nja 5-6 vjedhje gjigande e tani i rraset plumbin?!! Apo per ICTS nga qipro securiti me ortake shoket e Rifiormatos qe sperkaste mushkonja dhe hyndi pa u shkrujt kund. Kinezet i firmosi rilindja si kjo hajdutja me cizme ktu siper.
      Jeni zhyt nmut koke e kembe e vazhdoni pirdhni si te cmendur.

    2. ? ??,sa problem i paske shpellaret dhe Saliun!!!???
      I paemer i 09:18
      E paske personale,pac fat!!!

  13. Kjo e vertetoi thenien e Dulles per ballukun,qe kur i beri doren cope gazetares me serena e makines.
    E dini Ju Ca’ Ka thene dulla.
    Sepse m e njeh m.

  14. Kinezi, Kinezi ca po merreni kaq shum?! Tre shirokas nje kinez bajne. Po ky shoqeruesi i Riformatos, mushkonjes me rrote te thyer, nuk ka faj? Kaq koincidence eshte edhe hoteli luxoz i kuksianit te droges afer aeroportit? Po drejtuesa e mbikqyrsa keni qene te gjithe rash 6 vjet

  15. C’fare eshte kjo gjuhe IDIOTE (Pehlivane) per njerezit..Ku kemi mberritur me keto ofendime primitive.C’eshte mer kjo psikopate e frustruar…Nerse kane dicka, le te procedojne por me siguri e kane shitur tenderin dhe tani duan ta marrin me dhune. Ne qytetaret do paguajme gjobat e qeverise nga ndonje gjykate nderkombetare..per budallalleqet e ketyre (pehlivaneve) te qeverise.

  16. Flete-rrufete po kthehen ne mode, pertej gjuhes se te fortit (qe KM do ta lepije shpejt si me Tspiras) lexon fjali qe me shume inkriminojne qeverine se sa koncesionarin. Po te veresh se si qeveria tentoi te laje duart nga kjo histori vetem pak ore pas ngjarjes pa pritur asnje rezultat hetimi, me deklarata pompoze ministrash te ceket te diktuara njelloj te ben te mendosh qe keta jo vetem jane pergjegjes por po mundohen te fshehin krimin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *