• |
ide | kryesore

VOA: Belina Balluku nuk ka reaguar për arrestimin e Berberit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Balluku



Në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Evis Berberi, është arrestuar mbrëmë, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ai dyshohet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”.

Me dyshimet për të njëjtat vepra penale, nën arrest kanë përfunduar po ashtu dhe dy sipërmarrës, të lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lamaj, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqet dhe Brunilda Bulo, bashkëpunëtore e tyre.

Gjithçka është vërtitur rreth dy kompanive “Net Group” në zotërim të Begajt, ku zoti Berberi ka qenë i punësuar, dhe kompanisë tjetër “Daam”, të blerë më pas nga ky i fundit, prej sipërmarrësit Begaj. Kompania “Daam” u shit më vonë nga zoti Berberi në momentin e angazhimit të tij në strukturat shtetërore, pranë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kur drejtimin e saj e mori zonja Belinda Balluku.

Lexo më tej: Pranga Evis Berberit/ Në burg krahu i djathtë i Belinda Ballukut 

Ai do të shfaqet si një bashkëpunëtor i ngushtë i ministres, pranë së cilës ai punoi fillimisht si këshilltar, për të marrë më pas, drejtimin, si i komanduar, të Agjencisë për Efiçencën e energjisë. Ndërsa në vitin 2021, emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit rrugor, një prej strukturave më të rëndësishme, për nga projektet dhe vlera e lartë e fondeve që administron.

Kompania “Daam” e blerë nga Berberi me një shumë simbolike, shitet prej tij, me një çmim të shumëfishuar, ndërsa ndryshon pronësi dhe administrim disa herë, mes Bulos, Begaj dhe Lamajt. Por sipas Prokurorisë së posaçme, zotëruesi indirekt i saj, ka mbetur zoti Berberi.

Hetimet kanë zbuluar se kjo kompani është përdorur për kalimin drejt saj të sasive të mëdha të parave, nga kompania tjetër, “Net Group”, e sipërmarrësit Begaj, përmes transaksioneve të ndryshme. Paratë e kaluara në favor të kompanisë “Daam”, janë përdorur për të blerë prona të patundshme në emër të kësaj shoqërie. Këto veprime kanë ngritur dyshime për Prokurorët, se gjenden përballë një veprimtarie të pastrimit të parave.

Transaksione nga “net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga zoti Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e energjisë dhe Autoritetit Rrugor, nën drejtimin e zotit Berberi. Bëhet fjalë për prokurime publike me një vlerë totale prej mbi 2.7 milion euro me tvsh.

Mësohet se nga kontrolli i ushtruar në banesën e zotit Berberi, janë gjetur piktura të shtrenjta si dhe vlera monetare që kapin shumën e 4 milion lekëve.

Nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk ka patur ndonjë reagim mbi arrestimin e zyrtarit të lartë të saj. /VOA



8 Comments

  1. Si do reagoj Belinda? Po ajo ka mare pjesen ,po jo te majmen se te majmen e ka marre mavija Edvin! Po me se do ti shkolloj ato bucet e Sokolit Bella ? Sigurisht me parate e korrupsionit !

  2. Në vitet 2012-2013, që përkon me negociatat dhe finalizimin me nënshkrim prej ish ministrit të Brendshëm Flamur Noka të shtyrjes së kontratës konçensionare edhe me 10 vjet të tjera, në kundërshtim me ligjin dhe me interesat e shtetit shqiptar për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike, Flamur Noka nisi të blinte pasuri të paluajtshme dhe të luajtshne me vlerë të mëdha në euro, të cilat nuk justifikohen me të ardhurat e tij nga paga si ish ministër dhe si deputet.

  3. O zeri i popullit të amerikës, e dini qe ju qe edhe bela edhe këllira jan për burg me gjithë ramën direkt !?
    Por por birgun jan tu e honger zevendsat, ahmetaj , taluant tusha dhe evis berberi..

    Drejtesi me regji. Mu jo ate poshte meje po . Ate tjetrin kot fare e mbajn mren!
    dhe i fusin në fund fajin e ka saliu albini dhe shkullaku.me bushatin!

    Vend idiot

  4. Sot qe doli kjo po ju them se projektet e rrugeve ndryshohen gjate zbatimit nga kompromisi i ARRSH-firma zbatuese- supervizor-projektues. Punimet nuk ndiqen sipas ligjit nga supervizoret, ata thjesht ndajne leket me drejtuesit e ARRSH-se. Keto ndryshime ne zbatim e katandisin rrugen si mos me keq. Vetem vidhet, vetem ndahen leket e rrugeve dhe rruget perfundojne rrugeve . Spak duhet gjate hetimeve per rruget te shohe projektin fillestar me te cilin eshte zhvilluar tenderi dhe zbatimim e saj ne terren. Diferenca eshte leku i korrupsionit ne xhepat e operatoreve te rrugeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *