• |
ide | kryesore

Lleshaj e konsideron thjesht një incident grabitjen në Rinas: “Futja në imagjinatë nuk na çon gjëkundi”

Lajme, Të fundit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e konsideroi sot grabitjen në Rinas si një incident që nuk mund ta rrëzojë sigurinë kombëtare. Sipas tij, gjëra të tilla ndodhin kudo, e për këtë arsye nuk duhet dramatizuar. Lleshaj ka akuzuar të tjerët se po i japin udhë imagjinatës së tyre, duke shmangur kështu përgjegjësinë nga ngjarja ku u vodhën plot 8 milionë euro.


“Ajo ngjarje na prek të gjithëve. Ishte seria e pestë e një seriali të nisur prej kohësh. Ajo që ndodhi pardje, ishte se Forcat e Sigurisë kanë reaguar fort. Kushdo mund të ketë të drejtë t’i japë udhë imagjinatës, por unë them se futja në imagjinatë nuk na çon gjëkundi se gjëra të tilla mund të ndodhin kudo. Nuk është kjo arsye për të dramatizuar atë që ndodhi. Morëm masa për t’i dhënë fund një historie turpi të nisur 20 vite më parë. Nëse i hyni historisë, do gjeni edhe emra të njohur që kanë kontribuar në këtë situatë. Kemi cënim dhe jo rrëzim të sigurisë, nuk mund të flasim për rrëzim të sigurisë kombëtare për atë incident që ndodhi në Rinas.” -u shpreh Lleshaj.


9 Comments

  1. incident miliona eurosh… O nuk jemi ne rregull neve, ose na di te gjitheve per budallenj. Per kete ngjarje nje dite do behet edhe film apo jo?

  2. O-anemik-mos ishte -Lapsus-jo icident?O-sharlatan nuk u vodh nje ambazhur ,nje celular apo ndonje portofol qe ti shprehesh -incident-more i pa fytyre por 8 milion euro.

  3. E marrim te mireqene se ishte thjesht nje incident. Ky incident eshte e pesta ose e gjashta here qe perseritet dhe e dyta here qe perseritet brenda territorit te aeroportit qe teorikisht eshte nje nga zonat me te sigurta ne territorin shqiptar. Heren e pare me sa po thuhet, nje gjeneral (!!!) ka qene Drejtor i Bordit te Aviacionit Civil, ka dicka qe nuk shkon ne graden gjeneral dhe fjalen “civil”, po hajt mo se u mesuam me te tilla shkelje kushtetuese dhe nuk bejne shume pershtypje. Por do doja te kuptonim se e kujt na paskesh qene pergjegjesia ne rastin e grabitjes se pare se ne kete te dyten u mor vesh fajin e kane kinezet. A ke qene ndonjehere ne Kine i thone kesaj. Ka edhe nje problem tjeter, viktima Murataj ishte nje nder personat me te kerkuar sipas asaj qe po thone gazetat te pakten, qe nga viti 2013. Kush e ka pergjegjesine qe ky person nuk kapej? A ke qene ndonjehere ne Kine do jete prape pergjigja? Dhe nje pyetje te fundit, si ka mundesi qe nje nder personat me te kerkuar edhe nga Interpoli dhe Policia e Shtetit (i thuhet Policia e Shtetit, por ne fakt po behet nje shekull qe eshte Policia e Pushtetit), arrin te futet ne aeroport, pra ne nje nga kater ose pese pikat me te ruajtura te vendit? Pergjigja edhe ne kete rast do jete qe fajin e kane kinezet? GJENERAL, A KENI QENE NDONJEHERE NE KINE?

  4. Persona me arme ishin te dera avionit.
    Kaq mjafton per te kuptuar se ca sigurie na jep zotrote.Beni propaganda dhe kur deshtoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu