• |
ide | kryesore

“Nuk e kam problem të më quajnë gay, por…”: Fischer në shënjestër të ofendimeve homofobe

Sport



Viktor Fischer, futbollisti i Copenaghen, nuk duron më situatën dhe ka drejtuar gishtin kundër atyre tifozëve danezë, që në ditët e kaluara e kanë vënë në shënjestër të fyerjeve homofobe. Në një intervistë për TV2, sulmuesi, ish-ylli i të rinjve të Ajax, ka deklaruar se nuk ka asnjë problem se e quajnë gay, por denoncon faktin që “në Danimarkë, në 2019, fjala homoseksual përdoret akoma si fyerje. Ky është një shembull i keq për të rinjtë e në përgjithësi për të gjithë ata që shkojnë në stadium thjesht për të parë një ndeshje futbolli. Homoseksual nuk është një fyerje”.

MBESHTETJA E FEDERATES — Fisher ka marrë mbështetjen e Federatës daneze të Futbollit, që deklaroi: “Homofobia nuk duhet të ketë vend as brenda e as jashtë fushës. Është thelbësore që lojtarët që pësojnë ngacmime të cdo lloj forme të reagojnë e ta bëjnë të ditur. Fischer e bëri dhe meriton respekt. Futbolli është për të gjithë, pavarësisht seksualitetit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *