• |
ide | kryesore

Europa pranë me Sukaj: Flamurtari merr fitoren e katërt radhazi, duke kërcënuar edhe Kukësin

Sport



Flamurtari mund të ketë shumë më tepër probleme jashtë fushe, por në kuadratin e lojës janë një ekip kompakt, që është vështirë ti mundësh, edhe pse kanë patur edhe ata luhatjet e tyre. E provoi Kukësi i të rikthyerit Ernest Gjoka, e patën provuar më parë edhe durrsakët, që u parakaluan në garën për objektivin e tyre kryesor, por që duket se tashmë duhet ti dorëzohen dinjitetit të treguar nga vlonjatët, në vazhdën e një sezoni krejtësisht të paparashikueshëm për ta.

Ilir Daja ka kohë që iniston tek pesha e fanellës për të bërë të funksionojnë mekanizmat e bllokuara nga ngërçi financiar dhe duket se ia ka dalë, edhe pa shumë lojtarë të larguar, edhe me mungesa e dëmtime: katër fitore radhazi, përfshirë edhe atë në tavolinë me Kamzën. Tekniku me atë altruizmin e atij që përdor gjithnjë armët në dispozicion, ka mundur ti marrë maksimumin, edhe atyre lojtarëve që dukeshin se kishin mbyllur ciklin si Xhevahir Sukaj.

Kujt do tia kishte marrë mendja se piëkrisht shkodrani do të shndërrohej në xhevahirin e kuqezinjve, duke vënë firmën e tij me gola të rëndë, si kundër Teutës ashtu edhe Kukësit. E të mendosh që ishin piëkrisht këto dy ndeshje që e cuan Flamurtarin, nga dy pikë pas durrësakëve, gjithnjë e më pranë Europës me 47 pikë, në vendin e tretë, 4 më shumë se formacioni i Shkëmbit, duke kërcënuar edhe vendin e dytë të Kukësit, tani një distancë larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *