• |
ide | kryesore

Video/ Çmenduri në Etidad: katër gola në 11 minuta

Sport, Video



Manchester City-Tottenham ishte menduar një ndeshje e paparashikueshme, por jo deri në këtë pikë. Katër gola janë shënuar në harkun e 11 minutave dhe gjërat duken se janë komplikuar keq për Citizens. E kanë nisur mirë të besuarit e Guardiolës, që duhet të rikuperojnë 1-0 e ndeshjes së parë. Sterling shënoi pas pesë minutash lojë, duke e bërë të duket një mision i thjeshtë, por reagimi i Spurs ka qenë i tërbuar. Son në minutën e 7 vendosi barazinë, përpara se të shënojë edhe golin e avantazhit në minutën e 10. Por përpara se tifozët të mund të marrin frymë, vjen edhe barazimi i minutës së 11 nga Bernardo Silva.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *