• |
ide | kryesore

FOTO/ Cili zyrtar bëri seks në mes të ditës ne makinën e shtetit?

Lajme, Të fundit

Një makinë zyrtare ndaloi për disa minuta në rrugën Prishtinë-Pejë, në afërsi të fshatit Balincë pasditen e së enjtes. Ai u filmua nga kalimtarët pasi ata vunë re se brenda tij një çift po kryente marrëdhënie seksuale. Mediat në Kosovë kanë filluar “gjuetinë” për të zbuluar cili ishte zyrtari që përdori makinën e shtetit për “punë private”. Sipas Gazeta Express të gjitha institucionet kanë zgjedhur të heshtin për këtë çështje.

Sipas të njëjtave burime, makinat me targa 4Z i përkasin Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe atij Prokurorial. Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës thonë se nuk mbajnë përgjegjësi për këtë çështje ndërsa Këshilli Prokurorial nuk ka kthyer përgjigje. Zëdhënësja e KGJK-së, Ajshe Qorraj tha se nuk janë përgjegjës për këtë rast.

Përdorimin e automjeteve qeveria e Kosovës e ka rregulluar që prej kohës së UNMIK-ut. Makinat zyrtare mund të përdoren vetëm prej ministrave, zv.ministrave, sekretarëve permanent dhe shefave të kabineteve. Sipas udhëzimit makinat mund të përdoren 24 orë për qëllime pune.

Pak kohë më parë u publikua rasti i zv,ministrit të shëndetësisë, Granit Abdullahu i cili u pa në orët e vona të mbrëmjes me veturën e shtetit të parkuar para një bari. Kryeministri Haradinaj premtoi në nisje të mandatit se kush keqpërdor resurset shtetërore do të ndëshkohej. ©LAPSI.al

57408120_404649716981530_3751400031769329664_n-1-600x360
Makina e perdorur për seks

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu