• |
ide | kryesore

Lleshaj: Paratë e grabitura në Rinas mund të jenë djegur

Lajme, Të fundit

Ministri Sandër Lleshaj ka folur sërish për grabitjen në Rinas, ndërsa ka sqaruar se pse informacioni i parë për vrasjen e njërit prej grabitësve, Admir Murataj, erdhi nga Greqia.

Në një intervistë për emisionin “Repolitix”, Lleshaj u shpreh se policia hezitoi të bënte publike edhe faktet më ordinere, pasi sipas tij, çdo fakt që jepet në publik është një paralajmërim për dikë tjetër që është në kërkim.

“Policia shqiptare heziton të bëjë publik edhe fakte ordinere sidomos në momentet e para, se çdo fakt që jepet në publik është një paralajmërim për dikë tjetër që është në kërkim. Krijimi i një lloj mjegulle informacioni i shërben hetimit. Vendimi i policisë për të mos e ekspozuar menjëherë, ka qenë i dobishëm.

Ka qenë sulm i sinkronizuar në nivelin e sekondave, në kohë shumë të shkurtër, pak a shumë 5 minuta ka zgjatur grabitja, dhe 5 minuta ka zgjatur edhe arratia derisa grabitësit janë strukur në një tunel, ndërkohë që diku tjetër për të larguar vëmendjen e policisë i është vënë flaka diku më tej një furgoni të ngjashëm me grabitjen” – tha Lleshaj.

Ministri shtoi më tej se do të shkohet drejt arrestimit të autorëve, ndërsa sa i përket sasisë së parave të grabitura, Lleshaj tha se nuk mund të parashikojë ç’mund të jetë bërë më to, duke shtuar se mund edhe të jenë djegur.

“Unë kam notën maksimale për policinë e shtetit në këtë rast. Çfarëdo sulmi mund të kërkohet në këtë rast, duhet kërkuar diku tjetër, por jo tek policia, ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Jam besimplotë që ngjarja do të zbardhet, arrestimi dhe rikuperimi i parave është një proces që…nuk mund të them gjë, se paratë mund të jenë djegur, po spekuloj, por nuk mund të bëj parashikime. Provat e mbledhura e bëjnë suksesin real”, – pohoi ministri i Punëve të Brendshme.

7 Comments

  1. Rilindja e gjeti alibine e parave te zhdukura, mund te jene djegur sipas Leshit…. pra i doli te keqes para pasi ai e di qe parate nuk do gjenden kurre pasi do perdoren per zgjedhje

  2. Lajmi i fundit:

    Gjenden dy miushat e Rames: Mushkonja Brace dhe Gjeneralush Lleshbytha duke bere seks gej.
    Miushat i futen nje te thithur gaz, pasi thithen mire e mire njeri tjetrin, ramen e drroguar dhe fugqimin.

    Raporton
    Mira Karzhani qe pa ngjarjen me koken ne bythen e tom doshit.

  3. Komunisti gjithnje ta mbush mendjen se kapitalizmi eshte tiger prej letre, Shqiperia socualiste eshte fanar ndeicimi i botes dhe se komunistet jane te paret ne sakrifica dhe te fundit ne pretendime….
    Por cfare t’i besh atyre grabitesve qe vetem komuniste qe s’jane……

  4. PO CJANE KETA TIK-TAKE MOR LLESH KJO NUK ESHTE PERGJIGJJA E NJE MINISTRI NJE HERE E SHPARTALLUAM GRUPIN DHE NJE HERE SE DIME MJE HER DO I GJEJME PARAT DHE NJEHERE NU E DIME PO CJANE KETA PACAVURE……….

  5. Pa te shohim pak :
    Leket e kujt Banka jane ?
    Sa eshte shuma?
    Kur u vodhen dhe kur u krye fluturimi i avionit te ashtequjtur shqipetar?
    Njerez rruget te cojne prej nga erdhen.
    Fjale kyqe: 100 milione te kyqur ne klauzure!
    Zgjohuni e mos t,ju hedhin me hi syve. Gjithmone katoliket qe i kane sherby komunismit gjakatar e sot rilindjes kane qene vec vegla qorre te mashtrimit te madh!Katoliku i vertete ka pas e ka qendrese ,dinjitet ,ndershmeri ,veshtrim te qarte e besim te forte se vetem Zoti asht e verteta dhe nuk i jane fale kerkujt vec Atij qe na ka krijuar e udheton me ne pafundsisht!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu