• |
ide | kryesore

Thellohet misteri/ Lleshaj: Nuk dihet kush e ka vrarë Admir Muratajn

Lajme, Të fundit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një intervistë në “Report Tv” deklaroi se ende nuk dihet se kush e ka vrarë Admir Muratajn. Deklarata e tij e bën edhe më të mistershme ngjarjen e Rinasit, pasi Policia e Shtetit ka pretenduar se Murataj u vra në shkëmbim zjarri me FNSH-në. Lleshaj tha se gjithçka është në dorë të hetuesve dhe ai si Ministër nuk dispononte të dhëna konkrete.

“Media mund të fantazojë, ose ajo ka akses në grupin hetimor, por këtë të fundit nuk e besoj pasi kam besim ata që po merren me hetimet. As nuk i mohoj, as nuk i pohoj emrat që kanë dalë në media.

Kush e ka vrarë Admir Muratajn? Haxhi Mileti (Sali Berisha) thotë e kanë vrarë shokët e tij… Unë nuk e di se kush e ka vrarë. Pra nuk i kam unë në dorë faktet. Por nëse bëjmë analizë them se s’kishte arsye ta vrisnin shokët.

Nuk e di kush e ka vrarë. Vrasja është e panjohur për sa kohë nuk është mbyllur hetimi. Dua të them se kam parë edhe diskutim malinj për të gjetur emrin e policit. Kjo nuk është korrekte” – tha ministri i Brendshëm. ©LAPSI.al

5 Comments

  1. Ne 11 Prill, 2019, në emisionin Real Story me Sokol Ballën, (Ministri) Lleshaj ka thënë se Murataj është vrarë në përplasjen me armë me efektivët e Policisë që iu vunë në ndjekje menjëherë pas grabitjes.

    Pyetje: Sot Lleshaj nuk e di ?!

    Zakonisht njeriu normal sa me shume kohe kalon nga nje ngjarje aq me shume merr dijeni. Ketij Ministrit tone i ndodh e kunderta.

  2. “Vrasja eshte e panjohur” ???
    Po per cfare po flet ky. Vrasja eshte e njohur boterisht tashme. Te vrarit po I mbin bari tani.

  3. Pa te shohim pak :
    Leket e kujt Banka jane ?
    Sa eshte shuma?
    Kur u vodhen dhe kur u krye fluturimi i avionit te ashtequjtur shqipetar?
    Njerez rruget te cojne prej nga erdhen.
    Fjale kyqe: 100 milione te kyqur ne klauzure!
    Zgjohuni e mos t,ju hedhin me hi syve. Gjithmone katoliket qe i kane sherby komunismit gjakatar e sot rilindjes kane qene vec vegla qorre te mashtrimit te madh!Katoliku i vertete ka pas e ka qendrese ,dinjitet ,ndershmeri ,veshtrim te qarte e besim te forte se vetem Zoti asht e verteta dhe nuk i jane fale kerkujt vec Atij qe na ka krijuar e udheton me ne pafundsisht!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu