• |
ide | kryesore

Higuain përfundon në gjoksin e tifozes… pastaj shkelm shishes plastike

Sport, Video



Gonzalo Higuain nuk gjen qetësinë edhe atëherë kur duket se është shumë pranë. Në ndeshjen e Chelsea kundër Burnley, lajmi pozitiv është se Pipita u rikthye tek goli. Ajo negative është se përsëri për argjentinasin erdhi thirrja për në pankinë dhe rezultati 2-2 rrezikon ti largojë Blutë nga Champions League. Në total, mbrëmja e ish-sulmuesit të Napoli, Juventus e Milan përfaqësohet nga dy gjeste, që në mënyrën e tyre, bënë xhiron e botës.

I pari arriti në minutën e 14, kur Pipita gjeti golin. Avantazhi ekzalton londinezët që shkojnë të festojnë me tifozët e tyre. Ndoshta pak më pranë se sa duhet, si dëshmon video që u bë virale menjëherë. Duke përfituar nga mungesa e barrierave e nga euforia e kuptueshme e momentit, një tifoze e Chelsea vendos të përqafojë Higuain e ta…zhysë me forcë në gjoksin e saj. Një skenë që ka shkaktuar ilaritet në rrjetet sociale, ku nisi edhe hashtag #PrayForHiguain, për Pipita i detyruar në një festim…hot.

Por kur gjërat u qetësuan dhe Burnley barazoi, stadiumi u kthye të kërkojë aktivizimin e Giroud në vend të Higuain. Por për cdo veprim ka edhe një reagim dhe ajo e Pipita nuk ishte sigurisht e lumtur, me një diskutim të ashpër me Zola e një shishe plastike të flakur përtokë për të treguar gjithë disaprovimin e tij në një tjetër mbrëmje për tu harruar për Chelsea.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *