• |
ide | kryesore

Benfika bën dinaken: “Joao Felix tani kushton 200 milionë euro”

Sport



Pas sezonit të mrekullueshëm që ka diskutuar deri tani (18 gola e 10 asist në 39 ndeshje) Joao Felix është bërë një nga pjesët e cmuara të merkatos Botërore, aq sa mbi 19 vjecarin e Benfica kanë lëvizur klubet më të mëdha të Europës, por presidenti i portugezëve e blindon: “Mund ti garantoj të gjithë tifozëve tanë që askush nuk do të largohet”, ka deklaruar Luis Filipe Vieira, që ka dashur të saktësojë qëllimet e tij përmes një komunikate zyrtare të klubit.

“Benfica – shkruhet aty – do të bëjë të pamundurën për ta bërë këtë, nuk do të bindemi nga askush e do të përpiqem të kënaq të gjitha nevojat e lojtarëve, në mënyrë që askush të mos largohet nga klubi”.

Presidenti i Benfica nuk do të ndalet me kaq, sepse sipas asaj që bën të ditur ‘Correio da Manha’, qëllimi i klubit është të rrisë ndjehsëm shifrën e klauzolës së zgjidhjes së kontratës, duke e cuar nga 120 në 200 milionë euro, sa për të zmbrapsur të gjithë pretendentët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *