• |
ide | kryesore

Kush dëshiron Xabi Alonso duhet të paguajë 23 milionë euro: Leverkusen fikson klauzolën

Sport
Xabi Alonso



Xabi Alonso është trajneri i momentit. Me Bayer Leverkusen ai po udhëton fuqishëm drejt titullit të Bundesligës, duke luajtur një futboll që shumëkush e pëlqen. Trajneri spanjoll ka përfunduar në krye të listës së dëshirave të shumë klubeve që kërkojnë një udhëheqje të re teknike nga sezoni i ardhshëm. E kështu, Aspirinat vrapoi menjëherë për t’u mbrojtur. Në fakt, në rinovimin e fundit të kontratës për 42-vjeçarin spanjoll, gjermanët kanë futur një klauzolë parandaluese të ndërprerjes me vlerë 23 milionë. Një shifër që do të përfundojë në arkat e kampionëve të ardhshëm të Gjermanisë nëse dikush do t’ua rrëmbejë teknikun para kohe, me kontratën që skadon në qershor të vitit 2026.

Me një epërsi prej 10 pikësh ndaj Bayern Munich të Tuchel, Leverkusen tashmë duket se e pret me padurim sezonin e ardhshëm, edhe pse festimi i parakohshëm nuk është kurrë një gjë e mirë. Sigurisht, megjithatë, frika për të nisur kampionatin e radhës pa timonierin po merr gjithnjë e më shumë formë, sepse shumë klube kanë hedhur sytë te Xabi Alonso.

Lexo më tejBayern, Drejtori i ri Sportiv Eberl i çmendur pas Xabi Alonso: “E kërkonte që para tre vjetësh”

Në fakt, me lojën e mirë të gjermanëve, trajneri ka tërhequr vëmendjen mbi vete, me Liverpool, Barcelona, madje edhe Bayern të gatshëm për nënshkrimin e tij. Klauzola prej 23 milionësh sigurisht që do të jetë një frenim për klubet, të cilat megjithatë, siç ndodh shpesh, janë gati të bëjnë një sforco ekonomike.

DESTINACIONET E MUNDSHME

Në një ndërtim hipotetik për të ardhmen e Xabi Alonso, parashikimet anojnë drejt Bayern, viktimë e ecurisë së Leverkusen në Bundesligë. Por me lamtumirën tashmë zyrtare të Xavi dhe Klopp me Barçën dhe Liverpool, nuk përjashtohen rrugët që të çojnë drejt Spanjës dhe Anglisë. Mundo Deportivo, në fakt, ka nënvizuar se si interesi i blaugranave është gjallëruar javët e fundit, por “fair play” financiar mund t’i pengojë katalanasit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *