• |
ide | kryesore

Fenomeni Mbappé: në moshën 20 vjeçare ka shënuar trefishin e Messi e Ronaldos

Sport



Kush është ose kush ka qenë sulmuesi më i fortë i historisë në moshën 20 vjecare? Nëse numrat në futboll të ishin një shkencë ekzakte, përgjigja do të ishte e qartë: Kylian Mbappé. Më i mirë se Messi, më i mirë se Cristiano Ronaldo. Sigurisht pastaj duhen marrë në konsideratë rrethanat në të cilat janë regjistruar numrat, forca e kundërshtarëve e një mijë detaje të tjera. Pòr numrat janë impresionues, përtej cdo konsiderate.

Mbappe, ashtu si bën të ditur e përditshmja spanjolle As, ka shënuar në karrierën e tij si profesionist 96 gola me fanellat e Monaco, Paris Saint Germain e Kombëtaren franceze (12 gola me Blues). Një vlerë numerike e prekur në moshën 20 vjec, 4 muaj e 5 ditë. Duke bërë një hap prapa, në të njëjtën moshë, Lionel Messi ishte një adoleshent që po fitonte njëfarë hapësire brenda Barcelonës, por në futbollin profesionist kishte shënuar vetëm 30 gola, më pak se 1/3 në krahasim me Mbappe, nga të cilat vetëm 4 me Argjentinën.

Supremacia historike e Mbappe merr vlerë edhe më tepër nëse krahasohet me Cristiano Ronaldo, që në moshën 20 vjec, 4 muaj e 5 ditë mes Sporting Lisbona, Manchester United e kombëtares portugeze kishte shënuar 27 gola, nga të cilat 9 për Portugalinë. Numrat nuk janë shekncë në futboll, por ato të Mbappe janë impresionues e të bëjnë të mendosh se djaloshi i Paris Saint Germain është gati të shkruajë historinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *