• |
ide | kryesore

Finale shqiptare e Kupës së Italisë: Djimsiti e Berisha avancojnë, në takimin me Lazion e Tares e Strakoshës

Sport



Atalanta shkon në finalen e Kupës së Italisë për një derbi shqiptar me Lazion: Berat Djimsiti e Etrit Berisha marrin të drejtën e kalimit, pasi thyen 2-1 Fiorentinën në ndeshjen e kthimit, duke u prezantuar si kundërshtarët e ardhshëm të Lazios së Igli Tares dhe Thomas Strakoshës. Nuk është si 3-3 i Firenze, por edhe në Atleti Azzurri d’Italia Atalanta e Fiorentina dhuruan 90′ lojë të bukur e emocione. Në fund në finale të Kupës së Italisë do të shkojnë zikaltrit, që u imponuan 2-1 me përmbysje.

Një rezultat që i kombinuar me barazimin në Franchi eleminojnë Fiorentinën, që shënoi e para, por nuk mundi të ruante avantazhin. Muriel shënoi golin e parë në minutën e tretë, në asist të Chiesa, por sulmuesi humbi mundësinë për të dyfishuar shifrat, me një gol që mund të ndryshonte fatet e lojës. Atalanta u trondit, por futet në lojë nga neglizhenca e Ceccherini, që gjeti mënyrën e gabuar për të ndaluar Gomez. Penalltinë e realizoi në të 12 Ilicic, duke barazuar rezultatin, e duke frikësuar skuadrën viola.

Atalanta e kërkoi më shumë golin e fitores, edhe pse Gomez fillimisht e më pas Zapata, nuk arritën të realizonin përballë portierit të Fiorentinës. Portieri francez në fakt bëri gabimin fatal në të 69′ në diagonalen e Gomez, duke e futur topin vetë në portë. Fiorentina nuk kishte më forcë të ndryshonte 2-1, por mbrëmja magjike e bergamaskëve u prish pjesërisht nga dëmtimi i Ilicic, që në këtë pikë mund të rrezikojë të mungojë në sfida të rëndësishme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *