• |
ide | kryesore

U arrestua si vrasës me pagesë, lirohet Hektor Xheçuka

Lajme, Të fundit



Lirohet nga burgu Hektor Xheçuka 5 muaj pas arrestimit të bujshëm nga policia si i dyshuar për vrasës me pagesë.

Sipas burimeve, 31 vjeçari është liruar nga gjykata për mungesë të provave për përfshirjen e tij në vrasje.

Hektor Xheçuka me origjnië nga Burreli dhe banues në Kamëz , u ndalua nga policia me 5 nëntor të vitit 2018.

Në atë kohë policia deklaroi se Xheçuka akuzohet për vrasjen e 14 janarit të vitit 2018 të Emiljano Boçit dhe plagosjen e shokut të tij.

Xheçuka u dyshua si i kontraktuar me pagesë për të kryer vrasjen për llogari të një grupi rival në fushën e trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike me operim në Hollandë, aty ku dyshohet të ketë patur aktivitet dhe grupi i Emiljano Boçit. Vrasje për larje hesapesh, për pazare droge u konsiderua vrasja e Boçit në zonën mbrapa shkollës “Sabaudin Gabrani” në kryeqytet.

Me lirimin e të dyshuarit kryesor, hetimet për vrasjen kthehen në pikën zero.

Vrasja e Emiljano Boçit në 14 janar të 2018-së

Emiljano Boçi u vra më 14 janar 2018, në zonën e ish-parkut të Autobusave. Ai u qëllua për vdekje në automjetin e tij menjëherë pasi doli nga një restorant në kryeqytet i shoqëruar nga e dashura e tij dhe miku i tij Melvin Disha, 27-vjeç i cili mbeti i plagosur. Autori e qëlloi nga pjesa e pasme e makinës “Range Rover” në drejtim të vendit të shoferit.

E dashura e tij iu shpëtoi plumbave për mrekulli, dhe më pas njoftoi policinë. Në atë kohë, burime nga policia sqaruan se pistat e hetimit ishin ato të prishjes së pazareve të drogës, pasi 32-vjeçari lëvizte shpesh drejt Holandës dhe Gjermanisë.

 



4 Comments

  1. KJO ESHTE POLICIA QE DUAM BRAVO ÇUNA . ORE NJE GJE NUK KUPTOVA , KAQ E VESHTIRE ISHTE TE GJENIN NE DESHMITAR SI ALIZOTI KET KRIMINELET ME UNIFORME? INTRIGEN E KANE NE GJAK .

  2. policia o loqe vetem arreston, prokuroria mbledh prova, gjykata te denon.
    ik mos rrini neper zyra po dilni ne protest

  3. Per ” es ” me shoket e vet. Vertete qe policia vetem arreston,dhe prokuroria mbledh provat,por kur arreston pa prova,eshte “merite e policise”,qe ben arrestime “qesim” dhe pa marre me pare provat e domozdoshme nga prokuroria.ndersa kjo e fundit,eshte shume e zonja per te mbledhur provat.Prokuroria i ka provat mullar,tek dosjet 339 – 339/1 – 184 ,dhe nuk jep asnje urdher per arrestime,bile as qe ka filluar hetimet per to. ” es “a e degjove sot Taulantin e Librazhit,qe thote se do arrestojme ata qe do pengojne votimet? A e degjon Ramen e Anetes se Kristaqit,qe flet per arrestime? Keta jane policia,apo politika?Pra arreston policia,apo politika.? Tani e ke rradhen ti te dalesh nga zyra,dhe te shkosh te te semes,se ne protesta,nuk pranojne karagjoze,qe nuk dine se c’flasin e shkruajne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *