• |
ide | kryesore

FOTO/ “Bëmë baba të të ngjaj”/ Djali i Suarez kafshon të atin në shpatull

Sport



Djali i futbollistit Luis Suarez mund të jetë vetëm 6 muajsh, por tashmë po ndjek hapat e babait të tij.

Lautaro i vogël është kapur nga kamerat teksa përpiqet të kafshojë të atin në shpatull. 32-vjeçari po festonte me fëmijët në fushë pasi Barcelona fitoi titullin kampion në Spanjë për herë të 26-të.

Kjo foto na sjell në vëmendje momentin kur Suarez kafshoi në shpatull Chiellinin gjatë ndeshjes mes Italisë dhe Uruguait në Kupën e Botës në vitin 2014.

Duket qartë që tashmë i biri, edhe pse i vogël, po merr zakonet e këqija të babait të tij.

Megjithatë, veprimi i Suarez ndaj Chiellinit nuk ishte rast i veçuar, pasi sulme të tilla në fushën e lojës i kishte përsëritur edhe ndaj lojtarëve të tjerë.

Résultat de recherche d'images pour "suarez son lautaro"



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *