• |
ide | kryesore

Dhimbje torturuese në çdo hap, trondit Luis Suarez: “Më duhen pilula e injeksione para çdo ndeshje”

Sport
Suarez



Karriera e Luis Suarez tani duket se ka arritur fundin e saj. Kanë kaluar kohët kur Pistolero magjepsi Evropën me golat e tij, një markë e pagabueshme e një historie të jetuar gjithmonë në maksimum. Prej vitesh ai është në podiumin e sulmuesve më të mirë në botë, por koha kalon dhe qëndrimi në fushë bëhet gjithnjë e më i vështirë edhe për të.

Intervista e dhënë për Radio 890 Sport është një goditje në zemër për të gjithë tifozët e tij, që e kanë ndjekur dhe mbështetur në të gjitha aventurat e tij. Në fund të vitit 2023, uruguaiani do të largohet nga Gremio për t’u bashkuar me Inter Miami, së bashku me mikun e tij Leo Messi, duke rindërtuar pjesërisht treshen që – me ndihmën e çmuar të Neymar – bëri që bota të përkulet para Barcelonës.

RRËFIMI TRONDITËS I SUAREZ

Suarez është në pragun e 37-vjetorit, por trupi i tij i ka ndjerë shumë dëmtimet e fundit të pësuar në karrierë. Për të vazhduar përpara, ai merr pilula dhe i nënshtrohet injeksioneve që i lejojnë të luajë të gjitha ndeshjet, por me shumë dhimbje: “Ditë para çdo ndeshje marr tre pilula dhe orë para se të luaj marr një injeksion, përndryshe nuk mund të luaj. Për këtë jam i çalë.”

Sulmuesi vuan pa masë sa herë që del në fushë, edhe pse me gjithë problemet ai sërish arrin të shënojë dhe të bëjë diferencën në Brazil. Në 32 ndeshjet e luajtura në kampionat ai ka shënuar 15 gola dhe 11 asiste, shifra të rëndësishme duke pasur parasysh shqetësimet që pothuajse e pengojnë të luajë.

Lexo më tej: Video/ Suarez tre gola në 38 minuta e një trofe: Pistolero pushton Brazilin në debutim

“E vërteta është se hapat e parë në mëngjes janë shumë të dhimbshëm. Kushdo që më sheh mendon se e kam të pamundur të luaj një ndeshje”, ka rrëfyer Suarez para mikrofonave. Fiziku i tij nuk është më ai i dikurshmi dhe këmbët e tij nuk mund të mbajnë më ritmin e një profesionisti. “Im bir më kërkon të luaj me të, por thjesht nuk mundem”, shtoi Suarez me një tis trishtimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *