• |
ide | kryesore

I dënuar për vrasje, arratiset shqiptari i liruar me kusht në Britani

Lajme, Të fundit



Një vrasës i dënuar, në listën e më të kërkuarve të Interpolit, është në arrati pasi ai u lirua me kusht, duke pritur që autoritetet britanike ta ekstradojnë në Shqipëri.

Hektor Mahmutaj, 43 vjeç, i cili e kontrabandoi veten në Mbretërinë e Bashkuar i fshehur në një kamion, kërkohet në Shqipërinë, pasi u dënua me 25 vite burg për vrasjen e një fermeri.

Në tetor gjyqtari Tan Ikram vendosi në gjykatën e magjistratëve në Uestminster se Mahmutaj duhet të ekstradohet në Shqipëri.

Megjithatë, pavarësisht se Mahmutaj kishte një varg dënimesh në Britani të Madhe, duke përfshirë posedimin e armëve të zjarrit, ai e liroi atë me kusht.

Ky vendim vinte në një kohë kur rasti i Mahmutajt, për ekstradim ose jo, i ishte referuar ministrit të brendshëm dhe emigrimit, Sajid Javid, për një vendim përfundimtar sepse Mahmutaj është një shtetas jo i BE-së.

Javid mbështeti vendimin në fund të vitit të kaluar, duke hapur rrugën për ekstradimin.

Që nga ajo kohë është shfaqur se Mahmutaj ka shkelur kushtet e lirimit me kusht dhe ka mbijetuar pas marrjes së vendimit. Vendndodhja e tij aktuale nuk dihet.

Mahmutaj është dënuar për vrasje, por e mohon akuzën. Pritet që ai të përballet me një rigjykim kur të ekstradohet në Shqipëri, sepse gjyqi i tij fillestar u mbajt në mungesë të tij.

Mahmutaj u dënua me 25 vjet pasi qëlloi për vdekje fermerin Gentjan Jahaj në Shqipëri në korrik të vitit 1997.

Gjykata e magjistratëve të Ëestminsterit u informua se Mahmutaj u fsheh në një fermë pas vrasjes, pastaj iku në Mbretërinë e Bashkuar në dhjetor të të njëjtit vit. Që nga ajo kohë, ai ka jetuar në Britani, duke përdorur 13 pseudonime për të shmangur zbulimin.

Mahmutaj, i cili jetonte në Huyton, Liverpul, ishte ndjekur penalisht dhe u burgos disa herë në Britani të Madhe që nga viti 2002, por shmangu çdo përpjekje për ekstradim për disa vite duke përdorur pseudonime që mashtruan autoritetet.

Shkeljet e tij në Mbretërinë e Bashkuar kanë përfshirë të dhënit e makinës nën efektin e alkolit, apo pasi i ishte pezulluar leja e drejtimit. Në vitin 2007 ai u burgos për dy vjet e gjysmë në Liverpool Croën Court për posedim të armëve të zjarrit.

Mahmutaj jetonte në Greqi kur u kthye në Shqipëri dhe dyshohet se vrau Jahajn.

Si i liruar me kusht Mahmutaj kishte depozituar një siguri prej 10,000 dollarësh në gjykatë dhe u linte i lirë të dilte nga banesa në një 4-orarësh ditor, nga ora 11 e darkës, deri në 3 të mëngjesit. Kjo dalje monitorohej në mënyrë elektronike.

Ai nuk u lejua të hynte në ndonjë qendër ndërkombëtare të udhëtimit ose të posedonte dokumente udhëtimi dhe duhej të raportonte çdo ditë, përveç të dielave, tek policia dhe të jetonte dhe të flinte në shtëpinë e tij në Huyton.

Ai gjithashtu duhej ta mbante telefonin e tij celular dhe të të karikuar 24 orë në ditë.

Gjyqtari Ikram tha në gjykimin e tij se nuk e kishte gjetur mohimin e Mahmutaj për vrasjen aspak të besueshëm

Ai tha: “Unë po merrem me më të rëndat e veprave penale dhe një dënim prej 25 vjetësh

“Ai ka dënime në Mbretërinë e Bashkuar që datojnë nga korriku i vitit 2002. Ai kaloi disa herë përmes sistemit të drejtësisë penale pa dhënë identitetin e tij të vërtetë. (përktheu lapsi.al) 

“Ai regjistrohet me 13 emra dhe 6 data të ndryshme lindjesh. Ai thotë se i dha detaje të rreme policisë për shkak të statusit të emigracionit në Britani të Madhe.

“Ai ka dënime në këtë vend dhe ka shërbyer dënime me burg, duke përfshirë 30 muaj për posedim të një arme zjarri. Kam vërejtur se ai ka shkelur ligje përsëri që nga procedurat e mëparshme të ekstradimit, kur ekstradimi u refuzua”.

Mahmutaj u arrestua në një urdhër të Interpolit në dhjetor 2006, kur u zbulua identiteti i tij i vërtetë.

Një seancë ekstradimi u zhvillua në të njëjtën kohë kur ai u gjykua për shkelje të armëve të zjarrit të kryera në Britani. Ai u dënua dhe u burgos. Një gjyqtar tjetër më pas refuzoi një kërkesë për ekstradim nga Shqipëria në dhjetor të vitit 2007.

Zëdhënësja e Zyrës së Imigrimit nuk ishte në gjendje të thoshte pse Mahmutaj nuk u dëbua në vitin 2003, kur ai u vu re fillimisht nga sistemi i drejtësisë penale se ishte një emigrant ilegal.

Express, përshtati në shqip ©LAPSI.AL  



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *