• |
ide | kryesore

Basha: Largimi i Ramës është kusht për zgjedhjet

Lajme, Të fundit



Në përfundim të takimit me përfaqesues të Institutit Ndërkombetar Republikan, kryedemokrati Basha komentoi edhe Platformën për Marrëveshje Kushtetuese, e cila u prezantua po sot nga aleatët e tij në koalicion me qëllim zgjidhjen e krizës politike në vend. Basha tha se nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD dhe aleatëve të saj në koalicion.

Basha u shpreh se PD dhe aleatët e saj do të hyjnë në zgjedhje vetëm kur të ketë me të vërtetë zgjedhje dhe jo një tjetër farsë kriminale, dhe “kusht i padiskutueshëm për këtë mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveri tranzitore që do të plotësojë kushtet” -tha Basha.

“Nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD e gjithë kolicionit tonë. PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument të detajuar sa i përket detyrave të qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe do ta paraqesë atë në ditët në vijim në mënyrë publike. E kemi diskutuar edhe me aleatët tanë dhe një pjesë e mirë e pikave që aleatët kanë shpalosur sot janë edhe pikat e programit tonë, pra ka një përputhje totale, ndaj të jeni të sigurtë që koalicioni jonë po vepron me bashkëpunim në mirëkuptim dhe sinergji të plotë për të ecur përpara.

Çështje të tjera janë detaje të parëndësishme sepse kryesorja është kjo, zotimi i gjithë koalicionit opozitar, që është sot maxhoranca e re politike, numerike dhe morale në vend, është regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja në zgjedhje, vetëm kur të ketë me të vërtetë zgjedhje dhe jo një tjetër farsë kriminale, dhe kusht i padiskutueshëm për këtë mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveri tranzitore që do të plotësojë kushtet” – u shpreh Basha.



4 Comments

  1. Lul. Tregou i sinqert me ramen dhe ai do te kuptoj. Ju shmange kot ca kohe kur ai te tha ne parlament qe marrveshja jone qendron. Rama te kupton kaq ki parasysh. Mos degjo njerez qe skane asgje ne dore dhe bejne sikur te prishin pune. Ndonjehere per te vajt ne parajs duhet te kalosh mes gjembave

    1. paskan filluar te hapen llafet…ska gje rama eshte njesh per keto pune. vetem te percaje di. apo nuk ju ble dhe lire juve, po lire fare. te pakten rrite steken o militant. pse nuk i heq qafe ata qe nuk paskan gje ne dore po merresh me lulin ? ( jo se e simpatizoje kete te fundit )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *