• |
ide | kryesore

Kontrolle të befasishme në Tiranë, 4 persona në pranga dhe 10 të proceduar

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona dhe ka urdhëruar procedimin në gjendje të lirë të 10 të tjerëve, në kuadër të operacionit për evidentimin dhe goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike në afërsi të shkollave 9-vjeçare apo të mesme, si edhe në brendi të ambienteve të lokaleve.

Në cilësinë e provave materiale, blutë e kryeqytetit kanë sekuestruar lëndë narkotike të llojit kokainë, kanabis-sativa, shiringa të mbushura me heroinë, peshore elektronike dhe sende të tjera, të cilat shërbenin për përgatitjen e drogërave të forta për shitje në doza të vogla.

Si rezultat i aksionit, janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Y.P., 19 vjeç, K. P., 36 vjeç, H.A.., 24 vjeç, D.S., 19 vjeç. 6 persona të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, ndërsa 4 shtetas, 40, 29 vjeç dhe 19 vjeç, do të ndiqen penalisht pasi ju janë gjetur përkatësisht doza lëndë narkotike të dyshuar si “Heroinë” dhe “Canabis-sativa”.

Materialet i janë përçuar Prokurorisë për vijimin me veprimet e mëtejshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *