• |
ide | kryesore

Halima Aden vajza e parë muslimane e cila vesh burkini teksa pozon për revistën “Sports Illustrated”

Paparazzi, Slider



Halima Aden është vajza e parë muslimane e cila vesh burkini teksa pozon për revistën e huaj: “Sports Illustrated”. Burkini nënkupton kostume banje specifike për gratë muslimane.

Modelja 21 vjeçare duket se e po e shijon pamasë këtë periudhë dhe pavarësisht kritikave që merr herë pas herë Aden ka një mesazh për të gjitha vajzat:

“Mos ndryshoni veten. Ndryshoni lojën. Vajza gjithçka është e mundur. Dua t’i dërgoj një mesazh komunitetit tim dhe të gjithë grave në mbarë botën, pavarësisht origjinës apo ngjyrës, le të bashkohemi të gjitha bashkë dhe ta festojmë”.

Halima ka thyer një tabu për të gjithë komunitetin musliman, por për të arritur deri këtu, ajo ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh. Modelja është rritur në kampin e refugjatëve në Kenia, përpara se të lëvizte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që fëmijë.

Vite më pas ajo u kthye në Kenia, po për të pozuar në pjesët më të bukura të saj!

 

Burimi: Cosmopolitan 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *