• |
ide | kryesore

Infarkt në zemër për Iker Casillas: kampioni spanjoll ishte në stërvitje

Sport



E gjithë bota e futbollit është në ankth për Iker Casillas. Portieri spanjoll i Porto është shtruar me urgjencë në spitalin e Oportos për shkak të një problemi kardiak, që e ka goditur në kohën kur po kryente seancën stërvitore me shokët e skuadrës së Portos. Sipas asaj që bëhet e ditur pas kontrollit mjekësor bëhet fjalë për një infarkt të miokardit.

Casillas, ish-Real Madrid e kapiten i Spanjës kampione bote në 2010, është operuar me urgjencë dhe sipas informacioneve është koshient dhe jashtë rrezikut për jetën. 37 vjecari Casillas, tek Porto nga 2015, sapo kishte rinovuar kontratën me klubin portugez edhe për një tjetër sezon.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *