• |
ide | kryesore

Pas festivalit në Arizona, ‘Internimi’ triumfon me një tjetër çmim në Amerikë (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Filmi “Internment” me regji të Kast Hasës u vlerësua me dy çmime nga dy festivale të ndryshme të filmit në Amerikë.

Së pari, ‘Arizona International Film Festival’ i dha çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj” dhe me pas ‘Riverside International Film Festival’ i dha çmimin “Regjia më e mirë.”

“Internment,” me regji dhe skenar të Hasës është i vendosur në Shqipërinë e viteve ’80, nën regjimin komunist. Historia rrotullohet rreth tre brezave të familjes Kulla që duhet të përballen me kushtet e vështira të internimit. Djali i familjes, Arturi, bie në dashuri me Fridën, e cila detyrohet të fejohet me një zyrtar të lartë. Gjendja komplikohet edhe më tej kur një mik i familjes i rikthyer nga Amerika, dyshohet të jetë spiun.

Në role kryesore, Klodian Hoxha, Enxhi Cuku, Kristi Baçi, Gramoz Gashi, Kristaq Pilo, Arjeton Osmani.

https://www.riversidefilmfestival.org/2019-festival-winners

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *