• |
ide | kryesore

Papa Françesku pritet të vizitojë Shkupin

Lajme, Të fundit



Shkupi po përgatitet për vizitën e Papa Françeskut, i cili do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut pas një vizite treditore në Bullgari. Pavarësisht se në shumicë të krishterë ortodoksë, myslimanë dhe një pakicë katolike, vizita e Papës po pritet me padurim.

Qytetarë të besimeve të ndryshme thonë se vizita është shumë e rëndësishme për vendin dhe shpresojnë se ajo do të ndihmojë për ngritjen e pozitës së Maqedonisë së Veriut në botë. Gjatë turneut të tij në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, Papa do të duhet të tregohet i kujdesshëm për shkak të marrëdhënieve delikate me Kishën Ortodokse të Lindjes në dy vendet e Ballkanit.

“Papa është padyshim kreu i komunitetit më të madh fetar të botës dhe vizita e tij ka një rëndësi domethënëse për vendin, duke e ndihmuar që të promovohet nëpër botë. Është një ngjarje e madhe për vendin dhe sidomos për Shkupin,”- tha banori i kryeqytetit maqedon, Zoran Trickovski.

Një prej qëllimeve të vizitës së Papës është përmirësimi i marrëdhënieve me kishat ortodokse si pjesë e planit të Vatikanit për bashkimin e degëve lindore dhe perëndimore të krishtërimit që u ndanë në vitin 1054.

“Çdo vizitë e udhëheqësve fetarë është padyshim e rëndësishme, pavarësisht nga feja,”-thotë banori i Shkupit, Ardit Osmani.

Papa Françesku do të qëndrojë të martën Shkup, vendlindjen e shenjtores shqiptare Shën Tereza.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *