• |
ide | kryesore

Fali Ramadani, super-agjenti i ri i futbollit, pas marrëveshjes me Jovic

F1, Sport



Blerja e re e Real Madrid, Luka Jovic, prezanton gjithashtu një menaxher të ri të futbollit me merengues: Fali Ramadani. Në muajt e fundit, agjenti shqiptar, ka vizituar zyrat e Real Madrid disa herë për të zgjidhur të ardhmen e klientëve të tij të ndryshëm. Në tavolinën e bisedimeve me José Ángel Sánchez kanë qenë Miralem Pjanic dhe Kalidou Koulibaly, dy nga lojtarët e tij më të famshëm.

Të premten, As ka bërë të ditur se Jovic do të firmosë me Real Madrid për gjashtë sezone me shumën e €60 milion euro, nga të cilat €42 milion për Eintracht Frankfurt, ndërsa €9 milion shkojnë për klubin mëmë, Benfica. Nuk duhet anashkaluar një detaj i vogël, €9 milion janë për autorin e marrëveshjes, menaxherin Ramadani.

I lindur në 1963 në Shqipëri, ai jeton në Berlin ku drejton Lian Sports, të cilën e themeloi së bashku me Nicola Damjanac. Sipas The Economist, Lian Sports është agjensia e 12 më e rëndësishme në botë dhe e pesta nga ato të dedikuara vetëm futbollit. Ata kanë grumbulluar €49 milion euro si paga agjentësh dhe kanë negociuar të paktën kontrata që në total kapin vlerën e €500 milion euro. Janë shumë të kujdesshëm të mos tërheqin vëmendje dhe të qendrojnë gjithnjë në hije. Ramadani është fokusuar gjithnjë tek futbollistët serbë, kroatë, boshnjakë dhe malazezë dhe kryesisht ka punuar me Serie A. Në vitet e fundit ka transferuar tek Fiorentina lojtarë si Jovetic, Ljajic, Nastasic, Seferovic dhe Behrami.

Emri i agjentit filloi të dëgjohej në Spanjë verën e kaluar kur nisi interesimi për Pjanic. Boshnjaku ishte një nga mesfushorët që përflitej për një transferim tek Barcelona për të zëvendësuar Rakitic. Në fund, lëvizja nuk u bë kurrë, por Ramadani është një njeri për të cilin mund të dëgjohet shumë, në kohën kur Real Madrid duket se ka ndërmend të rinovojë skuadrën. Pjanic mbetet një opsion nëse Eriksen apo Pogba zgjidhin të destinacion tjetër, ndërsa Koulibaly fare mirë mund të zëvendësojë Raphael Varane, që përpara se të mbërrinte Zidane, ishte një hap nga largimi.

Ndër shumë futbollistë, Lian Sports përfaqëson gjithashtu Marcos Alonso (Chelsea), Ivan Perisic (Inter), Ante Rebic (Eintracht), Cengiz Ünder (Roma), Maksimovic (Napoli), Nikola Kalinic (Atlético), Stevan Jovetic (Mónaco) dhe Samir Handanovic (Inter).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *