• |
ide | kryesore

Martohet çifti i njohur turk, dëshmitar presidenti turk

Paparazzi, Slider



Futbollisti gjerman me origjinë turke i Arsenal, Mesut Ozil, dhe aktorja e njohur e serialeve turke, Emine Gulse, kanë bërë publike datën kur do kurorëzojnë në martesë, historinë e tyre të dashurisë.

Çifti i njohur që u fejuan dy vite më parë, do t’i thonë po njëri-tjetrit me datën 7 Qershor në brigjet e ngushticës së famshme të Bosforit.

Mediat turke bëjnë me dije se pranishëm si dëshmitar në ceremoninë e martesës do të jetë edhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Përzgjedhja e datës 7 qershor, është interpretuar si e qëllimshme nga Ozil në mediat gjermane, në mënyrë që në dasmë të mos jenë prezent ish shokët e tij të Kombëtares, pasi një ditë më pas Gjermania ka ndeshjen e me Bjellrusinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *